Dhjetor '15, borxhi kap rekord 72.2% 
 Huaja qeveritare + 6.66% në 1 vit

Dhjetor '15, borxhi kap rekord 72.2% <br /> Huaja qeveritare + 6.66% në 1 vit
TIRANE - Në fund të vitit 2015 borxhi publik ka prekur shifrën rekord prej 72.2% të produktit të brendshëm bruto. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, krahasuar me vitin 2014, huaja qeveritare është rritur me 6.66%.

Borxhi i jashtëm përfaqëson 47.1% të stokut të borxhit të Qeverisë Qendrore ose 33.97% të PBB. Në krahasim me fundin e vitit 2014 stoku i borxhit të jashtëm është rritur me 78.4 miliardë lekë, ose 19%.

Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i shtesës së borxhit në stok me 73.5 miliardë lekë, ndërsa zhvlerësimi i lekut kundrejt monedhave përbërëse të stokut (me përjashtim të EUR), e ka rritur stokun me 4.9 miliardë lekë.

Sipas afatit të maturimit, 57 % e stokut të borxhit të brendshëm të Qeverisë është borxh afatgjatë, kundrejt 51.6% në fund të vitit 2014.

Treguesi i ditëve mesatare në maturim arriti në 706 ditë, vlera më e lartë historike, kundrejt 630 ditë në fund të vitit 2014, si rezultat i fokusimit të huamarrjes në instrumentet afatgjatë.

Banka e Shqipërisë mban 9.91% të portofolit kundrejt 11.26% në vitin 2014. Sektori bankar mban 58.2% të borxhit kundrejt 61.53% në vitin 2014. Institucionet jo bankare mbajnë 17.1% të stokut, ndërsa individët mbajnë 14.8% të stokut te borxhit të brendshëm.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur