Dhjetori i 1990-ës, Preç Zogaj: Lëvizje puro studentore, pati përpjekje për ta diskredituar duke i atribuuar bashkëpunimin me regjimin! Ngjarje epokale

Preç Zogaj komenton për Report Tv lëvizjen historike studentore të Dhjetorit 1990, duke e cilësuar atë si një ngjarje epokale në historinë e Shqipërisë. Ai e quan një lëvizje puro studentore, e cila më u mbështet nga intelektualë dhe qytetarë të Tiranës.

Zogaj thekson se kjo ishte hera e parë që një bllok i madh studentësh dhe të rinjsh u ngritën kundër regjimit komunist, një akt që i dha një goditje të fortë sistemit. Ai thekson për gazetarin Denis Minga se Shqipëria nuk mund të qëndronte më si "delja e zezë".

Ai gjithashtu shprehet se ka pasur përpjekje për të diskredituar këtë lëvizje, duke i atribuuar bashkëpunimin me regjimin, por thekson se ishte një lëvizje spontane studentore.

“Lëvizja demokratike që filloi më 8 dhjetor dhe vazhdoi edhe disa ditë të tjera, solli thyerje epokale në historinë tonë, kalimin nga komunizmi në pluralizëm. Në thelbin e vet, në fillimin e vet është lëvizje puro studentore. Nisi si lëvizje studentore, është ngjarje e madhe në histori. Merita i takon studentëve, pastaj janë bashkuar intelektualë, qytetarë të Tiranës që e garantuan atë lëvizje. Duhet të kthehemi te dita e parë e lirisë. Studentët i dhanë betejë regjimit si asnjëherë tjetër në gjithë historinë e regjimit. Ka pasur gjatë 45 vjetëve përballje ciklike, çdo 7-8 vjet, pro kanë qenë në grupe të vogla, ose individuale që regjimi i shtypi me lehtësi. Për herë të parë më 8 dhjetor 1990 ishte një bllok i madh njerëzish studentë, të rinj. Ishte mbushur kupa dhe Shqipëria nuk mund të qëndronte si delja e zezë e lindjes ish-komuniste. Të gjitha vendet e tjera kishin ndryshuar, kishte rënë komunizmi. Pastaj janë bërë gjithnjë përpjekje për ta diskredituar këtë lëvizjen duke i faturuar bashkëpunim me regjimin. Është një lëvizje puro studentore, pastaj regjimi ka bërë manovra, por nuk e ka shkaktuar regjimi. Regjimi i e ka shkaktuar se ishte mbushur kupa. Nuk ka regji, është shumë spontante”, tha Zogaj në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Lëvizja e dhjetorit ‘90/ Rrëfimi i Preç Zogajt për Report Tv: Përplasja ime me Sali Berishën! Njeriu i dy ‘palëve’, si i largoi studentët nga PD pasi e uzurpoi


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime