Dhoma Amerikane e Tregtisë, përmes një deklarate për mediat i bënë thirrje qeverisë që të shtyjë deri në 1 korrik 2015, hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TVSH-në.
 
Në një deklaratë për shtyp, Dhoma Amerikane e Tregtisë, shpreh shqetësimin që ndërkohë që ligji i ri i TVSH-së ka hyrë në fuqi në 1 janar 2015, akoma nuk është miratuar Udhëzimi i Ministrisë së Financave, që do të bëjë të mundur implementimin e saktë të këtij ligji dhe sqarimin e shumë skemave dhe procedurave të veçanta (psh skemat e veçanta për cigaret dhe kartat e parapaguara).
 
"Për më tepër, Ligji i ri për TVSH-në e detyron Ministrinë e Financave të miratojë Udhëzimin përkatës, jo më vonë se 4 muaj nga data e botimit të këtij ligji në Fletoren Zyrtare. Ligji u botua në 13 gusht 2014 dhe rrjedhimisht, aktet nënligjore duhet të ishin miratuar dhe publikuar jo më vonë se sa data 13 dhjetor 2014, por ato ende nuk janë miratuar." -Me këtë arsyetim Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon kohë të njihet me ligjin dhe të njohë edhe anëtarët e saj. Deklarata e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Gjithashtu vlerësohet bashkëpunimi i  deritanishëm dhe vullneti pozitiv të qeverisë dhe institucioneve të saj, për të folur dhe për të diskutuar problemet që shfaqen. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)