Dhoma Amerikane e Tregtisë: Jo
barriera tregtare me Shqipërinë

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Jo<br />barriera tregtare me Shqipërinë
PRISHTINE- Dhoma e Amerikane e Tregtisë në Kosovë ka vlevrësuar se me vendosjen e barrierave tarifore dhe jotarifore nga Kosova dhe Shqipëria interesat e bizneseve nga të dyja anët e kufirit dëmtohen rëndë, bën të ditur agjencia e lajmeve “Evropa e Lirë”. Gjithashtu sipas kësaj Dhome, këto barriera do të pengonin thellimin e marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimin tregtar dhe lëvizjen dhe lëvizjen e lirë të mallrave ndërmjet dy vendeve. Në njoftimin për shtyp të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë deklarohet se se thellimi i bashkëpunimit rajonal, veçanërisht atij në mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një rëndësie të madhe drejt zhvillimit më të qëndrueshëm ekonomik të të dyja vendeve, të cilat përballen me një gjendje të brishtë dhe sfida sa i përket shpejtimit të mëtejshëm të rritjes ekonomike.

Për më tepër kjo Dhomë citon një sërë nismas në kuadrin e marrëveshjeve dypalëshe dhe infrastrukturës midis Shqipërisë dhe Kosovës, që kanë një rëndësi të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë nënshkrimi i Marrëveshjes për Tregti të Lirë si dhe i Protokollit për Bashkëpunim Ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe ndërtimi i rrugës së Kombit. Këto nisma, sipas kësaj Dhome, përveçse përafruan Shqipërinë me Kosovë akoma më shumë, gjithashtu ato nxitën edhe proçeset integruese të BE, të të dyja vendeve.

Ndër të tjera Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë kërkon “harmonizim të legjislacionit për çështje tregtare apo doganore, që do të ishte hapi i parë i cili do të lehtësonte procedurat e shkëmbimeve tregtare dhe komunikimeve të bizneseve në të dyja vendet”. Të plan më të gjërë kjo Dhomë nënvizon faktin se Krijimi i hapësirave të lira tregtare rajonale me numër më të madh konsumatorësh do të tërhiqte investitorë të huaj.


Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane