Bizneset kërkojnë që të niset dialogu me Bashkinë për çështjen e taksave vendore. Artan Bozo, kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në AmCham ka kërkuar dje që biznesi të asistojë në hartimin e ligjeve.

“ Kërkojmë që të nisim dialogun me Bashkinë për këto çështje:
1. Dokumentet qe kërkohen për regjistrimin e një biznesi te ri
2. Dokumentet qe kërkohen për te paraqitur një kërkese/ankese
3. Tarifa e pastrimit te përcaktohet sipas llojit te aktivitetit. Për këtë te përdoret kategorizimi i bizneseve sipas aktivitetit ekonomik qe ato kryejnë sipas kategorizimit qe përdorin edhe organet tatimore

4. Interpretimi ne lidhje me tabelat qe tregojnë llojin e shërbimit te ofruar, tabelat qe shërbejnë për te treguar vendndodhjen e një subjekti
5. Çështja e NIPT-it sekondar. Përfaqësuesit tatimor, subjektet në likuidim e sipër, subjektet ne status pasiv ose te pezulluar
6. Tarifa për infrastrukturën arsimore paguhet për çdo njësi (NIPT sekondar)
7. Konsultimi paraprak me grupet e interesit për nivelin e taksave, procedurat, problematikat.
Biznesi duhet të asistojë në hartimin e ligjeve”- tha Bozo.

Këtë deklaratë ai e dha në Forumin e Biznesit, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me Bashkinë e Tiranës me temën “Ndryshimet ne tarifat dhe taksat vendore, impakti i tyre në biznes”.

I pranishëm në panel, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku deklaroi se biznesi e ka derën e hapur, qoftë kjo edhe në hartimin e buxhetit. “ Kemi ngritur Komitetin Ekonomik ku ka përfaqësi biznesi. Që qyteti të marrë shërbime duhen paguar taksa. Në 2015 buxheti ishte vetëm 55 mln usd.”- tha z. Mazniku.
Ai shtoi se start up do t’u mundësohet pagesa e detyrimeve në 3 muaj, nga 30 ditë që është afati sot.

“Në mbledhjen e ardhshme marrim vendim që të gjitha bizneset e reja t’u mundësojmë pagesat e detyrimeve në 3 muaj nga 30 ditë që është sot”- tha Mazniku.
Në forum, u bë e ditur se sa i përket tabelave, Bashkia ka përcaktuar që deri në 2 m2 të jetë me tarifë zero. Përfaqësuesit e Bashkisë deklaruan se 4 m2 është e mjaftueshme për informim, mbi këtë masë është jashtë logjike.



Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)