Dhoma Amerikane:Qeveria vendore
të lehtësojë taksat e procedurat

Dhoma Amerikane:Qeveria vendore<br />të lehtësojë taksat e procedurat
Vështirësia në hapjen e bizneseve të reja, procedurat e ankimimeve, kategorizimi i subjekteve jo sipas standardeve të tatimeve, taksimi për niptet sekondare apo taksat e tabelave informuese.

Janë këto disa prej problemeve të Evidentuara nga Bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë në raport me njësitë vendore.

Në një takim me përfaqësues të Bashkisë Artan Bozo, Kryetar i Komitetit të Taksave të Kësaj Dhome, kërkoi më shumë bashkëpunim nga Bashkia e Tiranës ku vjen fjala te klima e të bërit biznes.

“Kanë dalë disa problematika të cilat kanë ardhur dhe nga anëtarët e dhomës, kreysisht probleme që ka lidhje me dokumentet që kërkohen për regjistrimin e një biznesi të ri pranë Bashksië” tha ai.

I pranishëm në takim, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku tha se institucioni është i hapur për çdo konsultim me biznesin.

Por ai vuri theksin te rigoroziteti në mbledhjen e taksave për të pasur një mjedis të kënaqshëm biznesi, si dhe shërbimet e duhura për Tiranën.

Ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Është e drejtë që gjithsecili, tregtarëvë apo qytetarë, të paguajë taksat dhe tarifat që duhen paguar, pasi vetëm kështu mund të funksionojë një shtet dhe bashki të cilat duhet të kenë të ardhurat dhe gjithë burimet e mundshme” tha ai.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA njofton sanksione të reja kundër Houthis

SHBA njofton sanksione të reja kundër Houthis