Dhrovjani, fshati  i 16 kishave e 40 puseve, turizmi shpresa e vetme, banori: Rruga është e keqe, na u shkatërruan makinat

Si Dhrovjani, i pasur me natyrë, traditë, kulturë dhe resurse, ka pak. I ndërtuar në një gropë të madhetektonike-karstike, 450 metra mbi nivelin e detit, ky fshat në Delvinë zë një vend të veçantë në Shqipëri.

16 kisha, një pjesë e tyre monumente kulture, 40 puse të vjetër, të ndërtuara që në fund vitet e 1800-ës gjenden këtu në Dhrovjan. I rrallë jo thjesht për nga numri i tyre, por me arkitekturë të kohës që i ka rezistuar dhe sot.

Por rruga që të çon në këtë aset turistik, sipas historisë banuar që në shekullin e pestë,  lë për të dëshiruar.

Rruga nuk ka më keq. U shkatërruan makinat. Është fshat me histori. Ka gjëra arkeologjike. Nuk ka mundësi të vije asnjë këtu”, tha një banor.

Sot këtu ka shumë pak njerëz. Mungesa e një pune ka detyruar banorët të largohen. Tek-tuk ndonjë i moshuar vazhdon jetën brenda këtyre mureve karakterstike.

“Asnjë qeveri nuk është interesuar për asgjë. Na kanë lënë në mëshirë të fatit. Shpresë për të vdekur kam, por për rrugën jo”, tregoi ai.

Është një nga fshatrat më të mëdhenje të Finiqit. Si qendër e banuar njihet nga fundi I shekullit 17-18. Në shekullin e 20 ka qenë komunë. Për këtë arsye u ndërtua dhe rruga që lidhte fshatin me aksin nacional Sarandë-Gjirokastër.

“Në shekullin e 18, konkretisht në vitin 1773 u hap shkolla e parë fillore në gjuhen greke në Dhrovjan. Kjo bëri që popullsia e fshatit të ishin arsim dashës. Dhrovjan duke i qenë i pozicionuar përfaqëson një diversitet të larmishëm. Fauna dhe flora janë shumë të pasura. Po kështu dhe trashëgimia historike-jukturore”, tha përfaqësuesi i Zyrës së Turizmit në Bashkinë Finiq, Thoma Nikuli.

Në 16 kishat e Dhrovjanit, këtu gjendet edhe Kisha e famëshme e Shën Nikollës, e cila shpesh vizitohet në verë kur banorët kthehn për të kujtuar vendin e tyre

“Ka kisha të vogla dhe të mëdha. Janë disa janë cilësuar si trashëgimi. Me famë është kisha e Shën Nikollës. Shumë e pasur me afreske të cilat për fat të mirë ju kanë durruar shkatërrimeve. Bashkia ka 4-5 vjet që ka bërë një projekt për rrugën që është 7 km”, u shpreh Nikuli.

Vitet e fundit është verejtur interesim i vizitorëve të huaj këtu,  27 km larg qytetit bregedetar të Sarandës. Banorët po mendojnë mundësinë e kthimit të këtyre aseteve në bujtina e atraksione.

“Në behar ka njerëz, por sivjet nuk ka pasur nga sëmundja/ Ne do të hapim lokale dhe shtëpi për të pritur njerëzit. Është një fshat që ka shumë puse, shumë kisha. Është një fshat që njeriu shikon gjëra që nuk I ka parë në ëndërr. Ajri. Rrugën e kemi kërkuar por nuk e bëjnë se thonë është shumë e gjatë dhe kushton shumë. Nëse na bëhet rruga ky fshat do bëhet më mirë se qyteti. Njerëzit kur vijnë e lënë makinën poshtë dhe hypin sipër me makina të tjera”, tha një banore e zonës.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti