Dhuna dhe përplasja te FRD, Ilir Meta jep versionin e tij: Ja pse reagova! Kishin mbyllur derën! Po minojnë pluralizmin politik (VIDEO)

Në një konferencë për shtyp Presidenti Ilir Meta ka folur serish sot për përplasjen e dhunshme te  zyrat e Frymës së Re Demokratike ku ai ishte protagonist.


"Situata e dhunshme që ndodhi në Selinë e Frymës së Re Demokratike dhe sulmi ndaj kësaj force politike vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me partitë opozitare është një tjetër tregues i sjelljes së paligjshme të mazhorancës për të minuar pluralizmin politik në vend. Ky sulm bie ndesh me të gjitha parimet e shtetit të së drejtës. Të gjitha sulmet janë kryer në kundërshtim të hapur me ligjin. E gjithë veprimtaria e kryetarit të bashkisë është në shkelje të hapur të të gjitha parimeve mbi të cilat funksionon administrata.  Në ambientet e FRD-së ishte ngjitur diku në korridoret e saj një letër pa origjinë, pa nënshkrim, me vulë titullari, e datës 3 mars me qëllim që ta bënin këtë të dukej si akt zyrtar për të justifikuar dhunën dhe terrorizimin e kësaj force politike. Kjo letër përveçse nuk plotëson kriteret minimale të një akti administrativ por nuk citonte asnjë bazë ligjore. FRD i shkëputen energjinë elektrike ndërkohë që kryetari dhe disa drejtues të saj ishin në ambientet brenda. Ky ishte momenti kur kryetari i FRD-së më njoftoi.  Pas kam mbërritur te hyrja kryesore e godinës dera ka qenë e mbyllur nga policët bashkiakë me uniformë apo pa uniformë sikur të ishte skenë krimi. Është hapur dera dhe është lënë të futej vetëm Presidenti i Republikës dhe janë penguar me dhunë dhe forcë stafi i Presidentit dhe disa drejtues të FRD-së. Ky është momenti kur unë kam reaguar", tha Meta.

 

 


Lajmi kryesor:

U përlesh me policinë te selia e FRD-së, Ilir Meta: S'jam për 'top model' apo aktor, do mbroj pluralizmin! Çdo shqiptar t'i thërrasë mendjes (VIDEO)


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut