Kështu Tirana nuk do këtë mbështetjen e tifozerisë së saj në ndeshjet jashtë fushe në 6 ndeshjet në vazhdim, dënimi i bashkohet vendimit për ndeshjen pa tifozë brenda fushe.
Duke qenë se dënimi i ekipit të Tiranës është i përsëritur ndalohet konvertimi në para. Gjithashtu dy ekipet duhet që të zhdëmtojnë dëmet e shkaktuara në stadiumin kombëtar të Elbasanit, ku përfshihen stolat, bari i fushës dhe tabelat e reklamave.
Disiplina nuk ka kursyer as mbrojtësin Xhulio Jaupi, i cili për provokim të tifozëve të Tiranës dënohet me 2 ndeshje pezullim.
Nga dhuna në stadiumin e Elbasanit u dëmtuan 126 stola, 101 në pjesën e tifozëve të Tiranës dhe 25 të Elbasanit, dëmi në total përfshirë edhe djegien e barit dhe shkatërrimin e tabelave të reklamave shkon në 300 mijë Euro, ndërsa numri i personave që janë në hetim është 11.
Reagimet pas vendimit
Tifozët e Tiranës: Dënimi nga Duka, skandaloz
Tifozët e Tiranës kanë reaguar pas vendimit të Disiplinës duke akuzuar rëndë Presidentin e FSHF, Armand Duka dhe cilësuar si të padrejtë vendimin, pasi nuk kanë hedhur asnjë fishekzjarr në fushën e stadiumin “Elbasan Arena”. “Në kohën kur kritikon standardin e UEFA-s që “luftën” në Beograd e dënoi me 2 ndeshje pa tifozë, mafiozët e FSHF-së dënuan sot tifozët e Tironës me 6 ndeshje pa tifozë: për hedhje flakadanësh në fushë!
Kjo është e pavërtetë, është një gënjeshtër e shpifur. Ishin 1.500 tifozë në Elbasan: Askush nga ne nuk hodhi asnjë flakadan, gjithçka është e filmuar! Urrejtja provinciale e Armando Dukës dhe FSHF-së ndaj ngjyrave bardheblu dhe Tironës për atë që ajo përfaqëson, po e sjell represionin ndaj tifozave të Tironës deri në limite.
Për të fshehur pafuqinë e vet për të dënuar individualisht dikë që ka shkulur një stol, FSHF jep vendime kolektive, disproporcionale dhe skandaloze. I kujtojmë morrave dhe plehrave të tjera në FSHF, që në fillim të këtij viti, zjarrfikësja u detyrua të futet në “Qemal Stafa” pasi stolat e tribunës D3 morën flakë! Siç dihet, këtë nuk e bënë tifozat e Tironës.
Pse nuk dhatë atëherë, dënime me nga 6 apo 15 javë?! Tirona Fanatics”shpreh bindjen se represioni në rritje i F$HF-së nuk do të na përkulë. Çdo dënim, siç ai pas-Shkodrës, na bën më të fuqishëm. Jemi gjithmonë e më shumë, gjithmonë e më të bashkuar dhe gjithmonë më të vendosur të “luftojmë” për ngjyrat bardheblu, tifozë të së cilës Zoti na dha fatin të jemi. Vetëm kundër të gjithëve, sot e gjithmonë: FORCA TIRONA!” thuhet në statusin e tifozëve të Tiranës në Facebook.
Dede: 20 huliganë po vrasin futbollin
Edhe ish-lojtari dhe trajneri i ekipit të Tiranës, Nevil Dede e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Disiplinës për dënim në mënyrë kolektive, pasi sipas tij dënohen të gjithë tifozët për disa huliganë.
“Komisioni i Disiplines? Me vjen keq dhe nuk e di cfare keta zyrtare qe merren me shqyrtimin e ceshtjeve kane ne mendje, por a e kuptoni ju zoterinj cfare po beni? Cfare faji kam une si tifoz i Tirones, qe per 20 "huligane" mos te jem ne stadium? Si mund te besh akoma denime kolektive ne 2014?
A nuk u ngopet me denimin e pare? Sinqerisht me vjen keq per futbollin tone, nga te vetmit tifoze qe i japin kuptim ketij sporti, ju i denoni kolektivisht. Te nderuar zoterinj, futbolli luhet per sportdashesit nderkohe ju po e vrisni futbollin. Turp” mbyll statusin e tij Dede.
Vendimi i plotë
- KF “Elbasani”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes, denohet me 6(gjashte) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkatese si dhe me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te zhdemtoje demet e kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.
- KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi, denohet me zhvillimin e 6(gjashte) ndeshjeve pa pjesemarrjen e tifozeve te ketij ekipi ne ndeshjet qe ky ekip do te zhvilloje si ekip udhetues , bazuar ne nenin 66/3.b te KDS. Ky denim i shtohet denimit te dhene nga ky komision per zhvillimin e ndeshjeve pa tifoz nga ky klub ne fushen e tij. Ekzekutimi i ketij denimi nga klubet pritese, do te realizohet duke mos siguruar vendet e percaktuar ne stadium per tifozerine mike.
- KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi, denohet me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te zhdemtoje demet te kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.
- Denimi i dhene ne pike 2 te ketij vendimi per KF “Tirana”, i shtohet denimit te dhene ndaj KF “Tirana” per zhvillimin e ndehsjeve pa tifoze ne fushen e saj dhe si rast i perseritur i shkeljeve te renda,bazuar ne nenin 134 te KDS ndalohet konvertimi i ketyre denimve sipas nenit 135 te KDS.
- Lojtari i KF “Elbasani”, Xhulio Jaupi, per provokim te publikut , denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.
- KF “Naftetari”, per hedhje te sendeve ne fushen e lojes, duke shkaktuar nderprerjen e perkoheshme te lojes, denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.b te KDS.
- Lojtari i KF “Naftetari”, Endri Koroveshi dhe lojtari i KF “Sopoti”, Pinto Junior, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtare, denohen secili me nga 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
- Lojtari i KF “Skrapari” , Eliner Duro, per sjellje jo sportive te zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
- KF “Vllaznimi” U-17, per mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Burreli” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
- Ngjarjet e ndodhura ne ndeshjen midis KF “Teuta” U-19 dhe KF “Dinamo” U-19, do te behet mbledhjen e ardhshem te KDS pasi te mblidhet informacioni i nevojshem.
d.b/shqiptarja.com