Dhuna barbare për guroren/ Pas denoncimit të Shqiptarja.com e Report Tv shpallet në kërkim Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist! Në kërkim dhe 2 vëllezërit e Rrahman Rrajës

Dhuna barbare për guroren/ Pas denoncimit të Shqiptarja.com e Report Tv shpallet në kërkim Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist! Në kërkim dhe 2 vëllezërit e Rrahman Rrajës

Rrexhep Rraja duke rrahur Bilbil Majën

Ndonëse Rexhep Rraja, djali I deputetit socialist Ramazan Rraja, ishte pjesë e grupit të dhunuesve të cilët rrahin barbarisht me shkopinj gome dhe druri dy kushërinjtë Maja, emri I tij nuk figuronte as në njoftimin e djeshëm të policisë dhe as në njoftimin e mesditës së sotme.

Vetëm pak orë më pas, pasi Report TV dhe Shqiptarja.com evidentuan këtë fakt -   Lexo ketu: Video e dhunës barbare/ Djali i deputetit Rraja godet me shkop gome Bilbil Majën edhe pse kishte humbur ndjenjat, pse policia s'e përmend asgjëkundi?

Policia ndërhyri me një njoftim të tretë për median ku tashmë lajmëron se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe Rexhep Rrajën.

Në videon e dhunës barbare filmuar nga vetë pjesëtarët e grupit Rraja, Rexhep Rraja dallohet me shkop bejsbolli në dorë teksa qëllon brutalisht Bilbil Majën. Madje dhuna vazhdon edhe kur ky bie në tokë pa ndjenja dhe i mbuluar me gjak në verandë, në përpjekje për tu larguar. Ngjarja u regjistrua mesditën e 6 korrikut 2023 në një lokal në aksin Fushe - Krujë Thumanë.

Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit Bujar dhe Jashar Maja, Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi Rexhep Rraja, për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi  është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje",
njoftoi Policia rreth orës 21: 14 minuta të mbrëmjes së sotme 7 korrik.

Deri tani për dhunën brutale që anëtarë të fisit Rraja ushtruan drejt dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja janë arrestuar 4 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim mes tyre dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

Shkak është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth, 200 metra në vijë ajrore nga gurorja. 

Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.

Vidoja është filmuar nga vetë pjesëtarët e fisit Rraja. Duke e ndier veten të paprekshëm Rrajat donin t’ia bënin të qartë të pambrojturve se ç’farë u ndodh nëse ankohen për guroren në Borizanë në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Policia shoqëroi dhe Përparim Rrajën por më pas  u la i lirë. 

Të arrestuar 
  1. Ineid Rraja 23 vjeç,
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç,
  3. Kujtim Përdaku, 57 vjeç
  4. Andi Rraja  28 vjeç

 

Në kërkim janë shpallur shtetasit
  1. Xhelal Rraja, 65 vjeç,
  2. Flamur Rraja, 55 vjeç,
  3. Rexhep Rraja 
  4. K. Rr., 31 vjeç.

 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë