Dhuna e tifozëve në stadium,Kroacia
rrezikon përjashtimin nga europiani

Dhuna e tifozëve në stadium,Kroacia<br />rrezikon përjashtimin nga europiani
UEFA ka njoftuar nisjen e një procedimi disiplinor ndaj Federatës së Futbollit të Kroacisë, pas incidenteve mes tifozëve në stadium, gjatë ndeshjes Kroaci-Çeki.
 
Gjatë këtij, takimi të vlefshëm për Grupin D të finaleve të "Euro 2016", ka pasur përplasje mes tifozëve kroatë e çekë në stadium ndërsa në fushë janë hedhur flakadanë të shumtë.
 
Protagonistë të përplasjeve kanë qenë kroatët, të cilët tashmë rrezikojnë përjashtimin nga Europiani.
 
Këtë e pranon edhe trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiç që kujton se vendi i tij ka qenë vazhdimisht nën lupën e UEFA-s për shkak të sjelljes së papërshtatshme të tifozëve të saj.
 
“Do të dëshiroja të flisja për futboll po si mund ta bëj një gjë të tillë pas kësaj që ndodhi. Ky është një akt terrorizmi. Këta nuk janë tifozë kroatë, këta janë huliganë” - ishte shpërthimi i trajnerit.



  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë