Dhuna, FSHF: Komisionet të jenë
të rrepta, mos tolerojnë dhunën
VIDEO Ekskluzive/Momenti i dhunës
Federata Shqiptare e Futbollit dënon dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve në Peshkopi dhe Pogradec dje në Kategorinë e Parë duke kërkuar nga Komisionet që të jenë sa të rrepta dhe të mos tolerojnë që të prishet imazhi i futbollit nga ngjarje të tilla.
Federata Shqiptare e Futbollit dënon dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve në Peshkopi dhe Pogradec dje në Kategorinë e Parë duke kërkuar nga Komisionet që të jenë sa të rrepta dhe të mos tolerojnë që të prishet imazhi i futbollit nga ngjarje të tilla.
Qeveria e futbollit shqiptar shprehet se është e ndjeshme ndaj ngjarjeve të tilla dhe se është shqetësuar seriozisht.
“Dhuna e shfaqur në përfundimin e dy ndeshjeve të rëndësishme dhe deçizive të Kategorisë së Parë, Korabi-Kastrioti zhvilluar në Peshkopi dhe Pogradeci-Luftëtari në Pogradec, ka shqetësuar seriozisht institucionin e futbollit shqiptar, i cili kërkon të ndajë këtë shqetësim edhe me opinionin publik. FSHF, e ndjeshme ndaj akteve të tilla, dënon ashpër dhunën e ushtruar pas përfundimit të dy ndeshjeve të rëndësishme, si të grupit A ashtu edhe të grupit B, të Kategorisë së Parë të luajtura sot pasdite.
Federata Shqiptare e Futbollit, dënon dhunën e ushtruar dhe kërkon sa më shumë qetësi dhe gjakftohtësi, në këto momente të rëndësishme të garës.
Ajo kërkon nga Komisionet përkatëse që të jenë, sa më të rrepta në zbatimin e rregulloreve, duke mos toleruar askënd, që prishë imazhin e lojës dhe frymën “Fair Play”.
Në fund të reagimi FSHF ju bën thirrje klubeve dhe tifozerive, që të distancohen nga akte të tilla të dhunshme.
“Për më tepër, kur bëhet fjalë për skuadra, që tentojnë të bëhen pjesë e futbollit elitar shqiptar”mbyllet reagimi i FSHF, që do të pasohet nga vendimet e Komisionit të Disiplinës në mesjavë që pritet që të jenë të ashpra, por problemi i vjetër dhe i trashëguar kërkon një zgjidhje afatgjatë, pasi nuk qëndron te reagimi i momentit me ndëshkimet, por parandalimi.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Nëntor, 09:46
Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?
-
Të drejta
13.4%
-
Të gabuara
82.4%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 896
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Sherri me thika mes 3 të rinjve, zbardhet dëshmia e 16 vjeçarit: Sa dola nga shkolla, tre persona po më fyenin nga makina! Dy prej tyre dolën dhe më sulmuan
12 Nëntor, 16:01
-
Igli Hasani takon deputetin shqiptar të Kuvendit Popullor të Serbisë: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët
12 Nëntor, 15:48
-
Jep dorëheqjen kryepeshkopi i Kishës Angleze, mbrojti mikun e tij që abuzoi seksualisht me qindra fëmijë
12 Nëntor, 15:44
-
Ofendoi Liverpoolin dhe Jurgen Klopp, pezullohet arbitri i Premier League
12 Nëntor, 15:42
-
Pheniani miraton marrëveshjen me Moskën që i lejon dislokimin e trupave
12 Nëntor, 15:41
-
'Lëreni atë të shkretin të flas', Beqaj i kthehet Vokshit: A ka mundësi të mos e përdorësh më atë fjalë?! 'Po si të të them, gjynah?
12 Nëntor, 15:28
-
Këto zakone po dëmtojnë çdo ditë lëkurën tuaj
12 Nëntor, 15:26
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
-
Zyrtare/ Manchester United gjeti trajnerin e ri, Ruud van Nistelrooy largohet nga klubi
12 Nëntor, 15:18
-
Trajneri i ri i Romës, Montella është i preferuari! Klauzola që e çliron nga Turqia
12 Nëntor, 15:08
-
Akuzohet për lejet e ndërtimit në Durrës, SPAK kërkon 4 vite burgim për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako! Nëse shpallet fajtor do vuajë 2,8 vite
12 Nëntor, 15:03
-
Për herë të parë në Shqipëri ‘Java Kulturore Meksikane’! Festohet 50 vjetori i marrëdhënieve diplomatike
12 Nëntor, 15:03