Dhuna mes deputetëve,gruaja e
Zekës:Reagimi i vajzës më drithëroi

Dhuna mes deputetëve,gruaja e<br />Zekës:Reagimi i vajzës më drithëroi
Ngjarja e pazakontë e pak ditëve më parë tronditi mbarë opinionin kosovar dhe atë shqiptar dhe vazhdon të mbetet një ndër ngjarjet më të komentuara. Dy deputetët kosovarë, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, nuk kontrolluan dot nervat gjatë një debati të ashpër mes tyre, duke u përleshur fizikisht në transmetim direkt.

Ngjarja bëri shumë bujë, ku më të prekurit ishin familjarët e dy deputetëve, që dhuruan “spektakël” në studio. Bashkëshortja e Zekës, gazetarja Edlira Qefalia Zeka, ka rrëfyer për emisionin “N’Kosovë Show” tronditjen që ka pësuar familja e saj, teksa shihnin në ekran përleshjen. Ajo kujton reagimin e vajzës, kur ka parë të atin të përleshet në ekran, duke thënë se i dithëron ende trupin dhe shpirtin.

“Mbaj mend që isha në këmbë para ekranit kur i shoh duke u rrok me llafe mes vedit. U bë një kakofoni e tmerrshme, nuk merrej vesh çfarë po thonin. Vajza ishte afër meje dhe në momentin kur Frashëri i gjuan me ujë Milaimit, ai ia fut me sendin e parë që ishte shishja e ujit bosh në dorë, ai u ngrit dhe i ra. Vajza ime u tmerrua. Reagimi i parë ishte të qante dhe të thoshte: ‘Babi, babi, babi…’. Reagimi i dytë, që erdhi më vonë, ishte: ‘Sot nuk u rrah babai im, sot u rrah Milaim Zeka, i cili në vetvete është dikushi për Kosovën.’ Ajo shprehje e vajzës sime, edhe tani ma drithëron trupin dhe shpirtin”, u shpreh bashkëshortja e deputetit.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com



  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre