Dhuna në derbi, Dervishi: Ja si u
godita nga nipi i Halilit, e kallëzova

Dhuna në derbi, Dervishi: Ja si u<br />godita nga nipi i Halilit, e kallëzova
Drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi ka rrëfyer dhunën që është ushtruar kundrejt tij në derbin Tirana- Partizani. Zyrtari i klubit të kuq ka akuzuar se në Shqipëri problemet vijnë nga tribuna VIP dhe ata që hyjnë në stadium pa bileta. Dervishi teksa, e ka cilësuar atë që ndodhi në derbi si të turpshme ka akuzuar për goditjen nipin e presidentit të Tiranës, Refik Halili.
 
“Kjo gjë po të kishte ndodhur në vitin ’97 në ndonjë qytet të vogël, do ishte normale. Unë nuk kam goditur asnjë, kam qenë 40 metra larg duke folur me 2 gazetarë dhe me shefin e policisë, dhe pashë 2 nga punonjësit tanë duke u konfrontuar me disa drejtues të klubit të Tiranës për një banderol.
 
Shkoj atje, vjen dhe Iliri Daja, e sado i nervozuar, ndihmon të ndajë Devi Mukën dhe 2 zyrtarë të tjerë, të cilët po godisnin përfaqësuesit tanë. Gjithçka mendohej se ishte qetësuar, flas me Devi Mukën duke i thënë që gjithcka u mbyll me kaq, atë e mori policia e unë u nisa drejt dhomave të zhveshjes. Në ato momente zbresin në fushë Refik Halili me 5-6 persona të tjerë duke thënë se isha unë provokatori. Goditem pabesisht nga nipi i presidentit Halili. Kam bërë kallëzim penal, dhe kam besim se ligji do bëjë dicka”deklaroi ai.
 
Dervishi ka akuzuar policinë se nuk e bëri detyrën në ndeshjen e djeshme përballë Tiranës. “Policia ka treguar se ishte inekzistente, dhe nuk e bëri punën e saj si duhej. Unë nuk e kam dëgjuar pjesën kur Riti thotë se duhet të digjem për së gjalli, mbaj mend vetëm që thoshte se isha unë provokatori, se paskam sulmuar klubin e tyre, ne jemi dhunuar nga drejtuesit e klubit të Tiranës”.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani