Partizani kërkon tre pikët në tavolinë dhe dënimin e Tiranës pas dhunës së ushtruar në derbin e kryeqytetit që u zhvillua ditën e mërkurë. Drejtuesit e ekipit të kuq kërkojnë dënimin e Tiranës me humbjen e ndeshjes në tavolinë. Partizani ka nisur proceduat dhe do t’i drejtohet Komisionit të Disiplinës në FSHF me dosjen me provat, që sipas tyre kanë grumbulluar që rivalët e përjetshëm të ndëshkohen.
Pika ku mbështeten pretendimet e Partizanit, lidhen me nenin 65, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive të ndeshjes nga Tirana, që ishte klubi organizator. Hyrja brenda pjesës e personave të paautorizuar duke shkaktuar akte të dhunës penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë, sipas nenit 65.
Por për gjithçka vulën do ta vendosë Komisioni i Disiplinës në bazë të interpretimit që do të bëjë në mbledhjen që pritet të realizohet në ditët në vazhdim.

(Partizani e krahason dhunën e djeshme pas derbit me dhunën që pësoi Kombëtarja në Beograd)
Redaskia online
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com