Dhuna në derbin Tirana- Partizani,
FSHF: E dënojmë, të merren masa

Dhuna në derbin Tirana- Partizani,<br />FSHF: E dënojmë, të merren masa
Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar në derbin e kryeqytetit duke e konsideruar të rëndë një ngjarje të tillë, e cila sipas qeverisë së futbollit shqiptar nuk ka asnjë lidhje me lojën e futbollit dhe frymën e ‘Fair Play’ ndërsa u tërheq vëmendjen klubeve për të marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
 
Në vazhdim Federata Shqiptare e Futbollit u kërkon komisioneve përkatëse, që të zbatojë në mënyrë rigoroze rregulloren për shkaktarët e ngjarjeve të tilla, që s’kanë lidhje me futbollin duke i paraprirë kërkesën që do të dërgojë Partizani për dënimin e Tiranës.
 
Në fund të deklaratës, FSHF ka edhe një apel për klubet dhe tifozët. “Acarimi i situatës përpara ndeshjeve të rëndësishme (sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje derbi), krijon tension dhe mund të prodhojë akte të dhunshme ashtu siç ndodhi dje, në mbrëmje.
 
Vetë klubet duhet të punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Dhe kjo, nuk bëhet në një ditë, por duke bashkëpunuar  vazhdimisht”mbyllet komunikata.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani