FIER - Shifra alarmante të dhunës në familje në rrethin e Fierit. Vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti në policinë e Fierit janë denoncuar 50 raste, kryesisht femra të dhunuara nga partnerët, apo prindër të dhunuar nga fëmijët e tyre.

Sipas drejtueses së sektorit të dhunës në familje në Drejtorine e Policisë Fier, Elona Mezini, ëe krahasim me tremujorin e parë të vitit 2012 ka një tendencë në rritje të këtij fenomeni. Sipas saj, shkaqet janë të ndryshme por më së shumti fenomeni vjen si pasojë e xhelozisë në çift, nga niveli i ulët i arsimimit apo i ekonomisë.

Dhuna ne familje po merr përmasa alarmante jo vetëm në Fier, por edhe në rrethe të tjera të vendit. Vetem per vitin e kaluara si pasojë e dhunës në familje janë rregjistraur rreth 140 raste ne Fier te cilet kanë kërkuar drejtësi në gjykatën e rrethit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)