Dhuna në kopshte, Malaj: Do
vendosim standard kundër fenomenit

 “Po punojmë për të vendosur standarde që në kopshte mos të ketë më histori dhune”. Kjo ka qenë deklarata e zëvendësministres së arsimit Nora Malaj gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të një kopshti realizuar nga donacioni i një banke të nivelit të dytë.

E shoqëruar nga drejtues të bashkisë, Malaj ishte sot në kopshtin “Barikada 2+3”, në lagjen “Çlirim”, i cili u arrit të jetë me të gjitha kapacitetet në dispozicion të edukimit të fëmijëve, pasi prej vitesh një pjesë e godinës ishte e zënë nga familje të pastreha.   

“Mund të kesh mure shumë të bukura, por nëse nuk ke sistem didaktit për të edukuar fëmijët, nëse nuk kemi një mjedis për ti ndihmuar ata, nëse nuk ke frymë dhe fryma e bashkëpunimit  është midis jush, për ta dashur këtë që bëjmë dhe për ta mbajtur këtë që bëjmë është e pamundur që me urdhra dhe me VKM ta realizosh edukimin e fëmijëve. Mua më është caktuar që të drejtojë një task-forcë për të vendosur standardin, në mënyrë që kopshtet tona të mos kenë më histori dhune, siç kemi parë, të mos kemi më histori jo standarti,   siç kemi parë, por në çdo cep të Shqipërisë të realizojmë standarde”. 

Plot 100 vogëlushë të këtij kopshti do të kenë tashmë jo vetëm hapësirat e nevojshme, por dhe mjedise të duhura me pajisje bashkëkohore.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri