Policia ka bërë identifikimin e agresorëve përmes pamjeve të kamerave dhe filmimeve, ndërsa sot është bërë edhe shoqërimi i tyre në komisariat.
Dhuna shpërtheu në përfundim të ndeshjes Korabi-Kastrioti që u mbyll 1-0 në favor të vendasve. Blutë e Dibrës vijojnë punën edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e dhunshëm në përfundim të ndeshjes.
Ekipi i Korabit është pretendenti kryesor për të kaluar në ligën superiore, teksa i mjafton një fitore në ndeshjen e fundit përballe Adës Velipojës.
Njoftimi i policise
Nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në datë 10.05.2016, ka nisur procedimi penal për 11 shtetas për veprat penale të “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së Rendit Publik” dhe “Prishjes së rendit dhe qetesisë publike” parashikuar nga nenet e 242 dhe 274 të Kodit Penal.
Te proceduar jane:
1-B.Z, 23 vjeç, lindur e banues Staravec -Dibër
2-R. S, 23 vjeç, lindur e banues në Peshkopi-Dibër
3-E. C, 22 vjeç, lindur e banues në Peshkopi-Dibër
4-A. S, 24 vjeç, lindur e banues në Zdojan-Dibër
5-B. V, 23 vjeç, lindur e banues në Staravec Dibër
6-S. R., 25 vjeç, lindur e banues në Peshkopi-Dibër
7-E. Ç, 31 vjeç, lindur e banues në Kastriot-Dibër
8-A. Gj, 34 vjeç lindur e banues në Peshkopi-Dibër
9-Sh. Ç, 46 vjeç, lindur e banues në Peshkopi Dibër
10-D.C, 44 vjeç, lindur ne Sohodoll-Dibër e banues në Peshkopi-Dibër
11-H.S, 21 vjeç, lindur e banues në Zdojan -Dibër
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve ka nisur pasi në datën 07.05.2016, nisur nga të dhënat e marra nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Dibër si dhe nga disa pamje filmike të administruara nga ana e Policisë, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes ekipeve të "Korabit" dhe "Kastriotit" dyshohet se me veprimet e tyre kanë ndikuar në prishjen e rendit dhe të qetësisë publike si dhe nuk i janë bindur urdhërit të Policisë për t’u larguar nga fusha e futbollit duke hyrë në ambientet e saj pas mbarimit të ndeshjes.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)