Pas dhunës në ndeshjen e kategorisë së parë Pogradeci-Luftëtari, policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal për dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se nën hetim janë vënë, 21 vjeçari D.M., dhe 54-vjeçari A.Xh., të dy banues në Pogradec.
Në përfundim të ndeshjes së futbollit midis skuadrave Pogradeci-Luftëtari, D.M. dhe A.Xh. kanë hyrë në fushën e lojës, duke prishur qetësinë publike, shtojnë të njëjtat burime.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com