Administrator i ekipit të Librazhdit, Iridion Bahiti reagoi për dhunën e ndeshjes Sopoti-Luftëtari. Bahiti u shpreh se ndeshja e djeshme e zhvilluar në fushën sportive "Internacional" në Pezë ishte totalisht e trukuar.
"Të tre arbritrat qe drejtuan ndeshjen e djeshme ishin blerë dhe kjo gje u duk qartë. FSHF është e para që merret me këto afera korruptive. Sokol Ceka është këlysh i federatës që u vendos apostafat për t’i bërë gropën Sopotit.Po kështu të korruptuar kokë e këmbë janë edhe drejtuesit e sektorit të arbitrimeve që përcaktuan këtë treshe gjyqtaresh për të masakruar ekipin e Sopotit.FSHF do përqendrohet që të dënojë ekipin për të thënë që morëm shembull. Shteti duhet të marrë masa sa më parë që të mos e lejojë këtë fenomen të turpshëm që po ndodh në vendin tonë, u shpreh administrator i ekipit të Librazhdit- tha Bahiti në një njoftim për shtyp
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Videolajm/ Drejtuesit e Sopotit dhunojnë arbitrin në përfundim të ndeshjes