Dy ditë pas incidenteve të dhunës në stadiumin “Elbasan Arena” ka nisur puna për riparimin e dëmeve që kanë shkaktuar tifozët. Grupet e punës kanë filluar heqjen e stolave që janë thyer për t’i zëvendësuar më pas me stolat e rinj që janë porositur.

Ndërkohë që lëvizjet kanë filluar edhe përsa i përket rregullimit të tabelave elektronike të reklamave dhe barit që u dogj nga hedhja e fishekzjarrëve në fushë nga tifozët.
elbasan arena
Sipas bilancit të bërë nga drejtori i stadiumit, janë thyer 126 stola, 25 nga tifozët e Elbasanit dhe 101 nga tifozët e ekipit të Tiranës. Kostoja e përgjithshme e dëmeve që janë shkaktuar në stadiumin e vetëm kombëtar me parametra të UEFA-s dhe FIFA-s llogariten rreth 300 mijë Euro.
elbasan arena
Ndërkohë që policia vazhdon hetimin për vendosjen e të gjithë autorëve përpara drejtësisë.