Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, ku kanë biseduar rreth situatës së tensionuar në Ukrainë.

Të dy liderët ndërkombëtarë, siç informohet nga Shtëpia e Bardhë, kanë rënë dakord për të mbështetur ndalimin e dhunës dhe për gjetjen e një zgjidhje politike në interes të popullit të Ukrainës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është gati një dekret për ngrirjen e aktivitetit të personaliteteve të përfshirë në dhunën në Ukrainë.


(v.gj/shqiptarja.com)