MALI ZI- Një pistoletë Zastava, 44 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe një jelek kamuflazhi. Të gjitha, u gjetën në banesat e tre personave të tjerë që u arrestuan nga autoritetet malazeze për dhunimin e 3 të rinjve shqiptarë me 6 janar në Herceg Novi.
Arrestimi i tre të dyshuarve të tjerë, e çon në 6 numrin e personave të arrestuar për dhunimin e shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.
Shqiptarët ishin nisur në drejtim të Gjermanisë për të punuar. Grupi i shqiptarëve dhe malazezëve të Zelenikës ishin konfliktuar për radhën e daljes nga trageti, e cila nuk ishte mbyllur aty për aty. Agresorët malazezë i ndoqën me makinë dhe i dhunuan.

Fillimisht të rinjtë pretenduan se u dhunuan pa shkak, ndoshta për efekt të një flamuri shqiptar që kishin në makinë, duke i veshur nota nacionalizmi historisë, por që pas hetimeve u përqendrua tek përplasja mes tyre për radhën në traget.
Pas këtij episodi, me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, të rinjtë morën mjekim dhe mëngjesin e hershëm të 7 janarit u përcollën me patrullë policie deri në pikën kufitare të Muriqanit, ku pas një vizite mjekësore ne Spitalin Rajonal të Shkodrës, u shpërndanë në shtëpitë e tyre.
SI.E./r.k./Shqiptarja.comKomente

