Tre të rinj shqiptarë janë rrahur barbarisht në Mal të Zi nga një grup prej nga 6-7 personash duke pësuar dëmtime të shumta. Të dhunuarit siç mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv ato janë rrahur barbarisht pasi kanë plagë dhe shenja dhune në fytyrë dhe në trup.

Policia shqiptare informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit. Tre shqiptarët ishin nisur për në Gjermani duke udhëtuar përmes Malit të Zi me një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar befasisht pa asnjë shkak. Grupi prej 6 ose 7 personash u ka goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se shqiptarëve nga mjeti, ata i kanë sulmuar fizikisht duke u shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. 

Për ngjarjen e rëndë Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se kontaktoi me autoritetet të Malit të Zi ndërsa nënvizoi se 3 shqiptarët u sulmuan nga persona të veshur me uniforme ushtarake. Një reagim të menjëhershëm ka pasur dhe nga kryeministri malazez Milojko Spajic, i cili ka shprehur keqardhjen për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve ndërsa ka bërë të ditur se autorët janë duke u identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

Autoritetet malazeze në bashkëpunim me të vendit tonë po punojnë për zbardhjen në detaje të rastit dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Deri më tani janë shoqëruar disa persona, ndërsa policia e Malit të Zi bën me dije se 3 prej autorëve janë identifikuar.

*Ndiqni zhvillimet për më shumë informacione

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Dhunimi i shqiptarëve në Malin e Zi, identifikohen 3 prej autorëve të dyshuar! Policia malazeze: 'Sherri' nisi në trafik

Tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj shtetasve shqiptarë në Mal të Zi janë identifikuar bën me dije Policia e Malit të Zi përmes një njoftimi.

“Sot në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës në Malin e Zi ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur", shkruajnë mediet malazeze.

"Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një situate në komunikim në trafik".

Ora 22:33
Ministri shqiptar në Mal të Zi reagon për dhunën barbare ndaj tre të rinjve: Të gjenden urgjentisht fajtorët! Kujton dhe incidentin me Petraq Milon

1704577160_417756502184006633150632682907063935825423626n.jpg

Ministri shqiptar i Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj ka dënuar dhunën e ushtruar  ndaj tre shtetasve shqiptarë në Mal të Zi, ndërsa u ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa në zbardhjen e ngjarjes sa më shpejt. Ai ka kujtur dhe rastin e ngjashëm që ka ndodhur në shkurt të 2023 me ish-ministrin Petraq Milo që po ashtu u dhunua në kufi.

"U bëj thirrje organeve kompetente që të hetojnë urgjentisht të gjitha rrethanat e ngjarjes në të cilën sipas raportimeve në rrjetet sociale “tetë persona me uniformë” në Herceg Novi sulmuan tre shtetas të Shqipërisë, të marrin masa në kompetencën e tyre dhe të informojnë publike sa më shpejt të jetë e mundur për të gjitha detajet përkatëse. Fatkeqësisht, Mali i Zi ka përvojën e keqe të një incidenti të ngjashëm që ndodhi në fillim të vitit të shkuar, por për fat të mirë, ai ka gjithashtu një traditë shumë më të gjatë shekullore të fqinjësisë së mirë, çiltërsisë, përzemërsisë dhe solidaritetit.

Veprat kriminale nuk kryhen nga kombe apo institucione, por nga individë që kanë emër dhe mbiemër. Prandaj është e nevojshme të identifikohen urgjentisht fajtorët që të mos aludohet për ndonjë faj kolektiv, e aq më pak për politikë. Ky mesazh dhe kjo filozofi veprimi dhe mendimi është thelbi i asaj që u përcolla pasditen e sotme zyrtarëve shqiptarë që më telefonuan me interes për këtë ngjarje fatkeqe që nuk është kurrësesi tradita mes dy shteteve tona", shkruan ai.

Ora 21:17
Balla: Tre të rinjtë shqiptarë u dhunuan nga 8 persona me uniformë ushtarake, policia e Malit të Zi reagoi menjëherë

1704572531_WhatsAppImage20240104at12.16.10PM770x433.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar Kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi. Në njoftimin për shtyp shkruan se të rinjtë shqiptarë u dhunuan nga persona me uniformë ushtarake.

"Më herët ministri Balla zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake. Ministri Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm", thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Brendshme.

Ora 21:04
Dhunimi i tre të rinjve, ambasada shqiptare në Malin e Zi: I kemi në mbrojtje! Po u ofrojmë çdo shërbim, përfshirë edhe atë ligjor

1704571741_12006301704571246xpamjeteumlreumlndajasiusulmuaambasadashqiptareneumlmalteumlzivideohd628.jpg

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi, përmes një njoftimi postimi në facebook mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë në Herceg Nov, ku 3 të rinj shqiptarë u dhunuan nga 7 persona, bën me dije se që në momentin e parë që është informuar në lidhje me rastin, ka marrë në mbrojtje të rinjtë e dhunuar dhe po u ofron çdo shërbim të nevojshëm.

"Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze", njofton ambasada.

Ora 20:55
Dhunimi i 3 shqiptarëve, kryeministri i Malit të Zi: Keqardhje për ngjarjen! Një autor është identifikuar, po punohet për kapjen e tij

1704571132_64001686556459xmiljokospajic420.jpg

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet. Një autor siç njofton ai është identifikuar.

"Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria.  Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë.  Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t'i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë.  Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.  Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët."

Ora 20:51
Policia shqiptare tregon si u dhunuan brutalisht tre të rinjtë në Mal të Zi: Po udhëtonin me makinë me targa gjermane, 7 persona i sulmuan pa asnjë shkak

1704570918_maliizi.jpg

Policia e shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me dhunimin e tre të rinjve shqiptarë në Mal të Zi.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit. Të tre shtetasit shqiptarë janë  paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë  trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.   

Policia e Shtetit 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, sqarojmë se:

Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për 
Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë.   

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.      

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur  me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.    

Të tre shtetasit shqiptarë janë  paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë  trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.   

Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim. 

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit.  

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.    

Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.  

Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.  

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Ora 20:06
Pamje të rënda/ Me sy të ënjtur nga goditjet e plagë në trup, video e tre shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi

Këto janë pamjet e tre shqiptarëvë që janë dhunuar barbarisht në Mal të Zi. Siç shihet në videon e siguruar nga gazetari i Report Tv Sokol Dema të rinjë janë me shenja dhune dhe plagë në fytyrë dhe në trup.

 

Ora 19:40
Dalin emrat e 3 shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi

1704566574_thumbsbca51bc7a359ab75b538d12149cc89a819.jpg

Doris Kopaci, Azem Dervishi, Klodjan Meaj, janë emrat e tre shqiptarëve që janë dhunuar sot në Malin e Zi, nga një grup personash.