Pas videos tronditëse dhe njëkohësisht rrënqethëse që transmetoi emisioni investigativ “STOP” për dhunën e ushtruar ndaj djalit vogël 3-vjeçar ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke thënë se dhuna ndaj fëmijëve dhe grave jo vetëm duhen ndëshkuar, por edhe parandaluar.
Rastet e transmetura në media brenda 4 ditëve të fundit për dhunën në familje janë 12 denoncime shumica në Tiranë. Këto raste kanë si viktimë gruan, e cila dhunohet edhe kur nëpërmjet gjykatës kanë siguruar urdhëra mbrojtje. Motivet mund të jenë të ndryshme, por disa prej tyre nuk janë të rastit.
Ato janë pasojë e konflikteve të mëparshme, madje për këto ngjarje janë në dijeni të njerëzve të afërm, komshive dhe të organeve të policisë së shtetit. KSHH vlerëson se kjo gjendje shqetësuese dhe e përsëritur nuk mund të tolerohet.
Sipas KSHH, motivet mund të jenë të ndryshme, por disa prej tyre nuk janë të rastit. Ato janë pasojë e konflikteve të mëparshme, madje për këto ngjarje janë në dijeni të njerëzve të afërm, komshive dhe të organeve të policisë së shtetit. KSHH vlerëson se kjo gjendje shqetësuese dhe e përsëritur nuk mund të tolerohet.
"Të ndërhysh për të parandaluar një vepër kriminale është detyrë qytetare, është e ligjshme dhe në shërbim të shoqërisë", thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke marrë shkas nga kjo ngjarje tronditëse për të gjithë i rekomandon organeve kompetente të kryejnë një inspektim të plotë dhe të gjithëanshëm në kopshtet private lidhur me këto fenomene. Prokuroria në raste të tilla është organi kompetent për të filluar çështjen penale.
Megjithatë, KSHH vlerëson se nuk është bërë sa duhet në drejtim të parandalimit të këtyre rasteve. Ngjarje të tilla kërkojnë reflektim të menjëhershëm nga organet kompetente dhe përsëritja e tyre evidenton mungesën e efektivitetit të masave të marra deri më tani.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com