Dhuna ndaj arbitrit, Komisioni i
Apelit i heq pezullimin Këlcyrës

Dhuna ndaj arbitrit, Komisioni i<br />Apelit i heq pezullimin Këlcyrës<br /><br>
Vendimi i Komisionit të Apelit në FSHF ka vendosur të rikthejë Këlcyrën në Kategorinë e Dytë, teksa Komisioni i Disiplinës e dënoi me përjashtim, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen ndaj Përmetit, ku u dhunua gjyqtari kryesor Alvi Paço, ku tre futbollistë e goditën.

Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e sotme, Komisioni i Apelit e quajti shumë të rëndë dënimin dhe vendosi që klubi i Këlcyrës të rikthehet në Kategorinë e Dytë, dhe të luajë 14 ndeshje pa tifozë. Kujtojmë që kjo skuadër do të udhëtojë drejt Sarandës për t’u ndeshur me Butrintin dhe ky vendim i gjen të papërgatitur.

Me këtë vendim, edhe njëherë tjetër duket qëndrimi i dyanshëm i komisioneve të FSHF-së. Ndoshta kjo vlen si shpërblim për votën e Këlcyrës në Asamblenë Zgjedhore. Ndërsa shoqata e arbitrave nuk reagoi për dhunën, por për ofendimet e një trajneri si Shpëtim Duro. 

vendimi i komisionit te apelit
(Vendimi i Komisionit të Apelit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë