Dhuna ndaj gazetarit Doçi, kolegët solidarizohen: Akt burracak! Të gjenden përgjegjësit

Dhuna ndaj gazetarit Doçi, kolegët solidarizohen: Akt burracak! Të gjenden përgjegjësit

Gazetari Adriatik Doci

TIRANË- Dhuna ndaj gazetarit investigativ të Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, ka sjellë reagimin e kolegëve të tij gazetarëve, që cilësojnë këtë akt si dhunë ndaj lirisë së medias dhe misionarit te fjalës së lirë siç është gazetari. Gazetarët kërkojnë një zëri që të ngjarja të zbardhet sa më parë dhe autorët të vihen përpara drejtësisë.

Gazetari Arsen Rusta shkruan: Krimi humb me median!!! Dhuna është akt burracakësh Adriatik Doçi është ndër kolegët që kam ndarë redaksi tek Report TV. Kam ndarë pafund mendime të kundërta me të. Si dhe disa të përbashkëta. Ta dhunosh se shkruan Tiku në media e flet apo denoncon, dije dora e krimit sfiton. Kreu i policisë z.Rrumbullaku Drejtuesi i prokurorisë Tiranë Arenc Çela janë angazhuar të gjejnë dhunuesin e porositësin. Bëhu i fortë Tik shërim të shpejtë.

Gazetari Arbër Hitaj: Disa burracak sot kanë dhunuar kolegun Doci, pranë banesës. Frikacakët dhe abuzuesit janë ata që të godasin pas shpinë! Tashmë policia duhet me urgjencë të arrestojë personat përgjegjës! Dënimi është gjëja më e vogël që duhet t'ju ndodhe! Te shkuara familjes dhe kolegut.

Gazetari Denis Dyrnjaja: Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi është një akt shumë i rëndë i cili duhet dënuar bashkërisht dhe masivisht nga komuniteti mediatik por dhe opinioni publik. Gazetari dhe misioni i tij janë të shenjtë e të paprekshëm. Cilido qoftë motivi i këtij sulmi, ai është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. Autoritetet policore duhet të zbardhin sa më parë këtë ngjarje pasi prekja e një gazetari nuk është thjeshtë cënimi i jetës dhe lirisë së një individi, por i një misionari të fjalës sikurse është gazetari. Edhe në kanun ka patur një dedikim të veçantë. Lajmësi nuk preket. Me Adriatik Doçin!

Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi është sulmuar mesditën e sotme (13 nëntor) nga persona ende të paidenfikuar shumë pranë banesë së tij. Gazetari ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tami: 13/11/2022 17:50

    Gazetari me profesionist dhe i guximshem, patjeter per shkak te investigimeve per monstrat Berisha dhe Meta. Dihet nga te gjithe qe eshte dora e I Metes. Sherim te shpejte djale trim!

    Përgjigju
  • Leka: 13/11/2022 16:02

    Te pa burra! Burrat te dalin perballe!jane burracaket & kriminelit e Berishes & hadutit Meta bashke autoret e ketij krimi ndaj nje gazetari trimalosh si Tiku.Gazetarit sherim te shpejt.Policia ta zbardhe same pare kete krim ndaj gazetarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës