Dhunohet gazetari investigativ i Report Tv, Adriatik Doçi: Më goditën për shkak të detyrës! Ky sulm s'më pengon, por më inkurajon të raportoj më tej

TIRANË- Gazetari i investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, është dhunuar për shkak të detyrës ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar. Gazetari është ndjekur nga disa persona dhe është goditur nga pas me sende të forta, shumë pranë banesës së tij, në rrugën Pashko Vasa në Tiranë. Gjendja shëndetësore e Adriatik Doçit fatmirësisht është e mirë, ndërkohë që gazetari u paraqit në polici ku dhe ka denoncuar me detaje aktin e dhunës ndaj tij.

'Nuk kam asnjë konflikt me asnjë person! Ka të bëjë vetëm me faktet e raportuara dhe një sulm i paguar nga segmente të caktuara!'- tha Doçi.

Gazetari Doçi tha për Report Tv se u sulmua në mënyrë të befasishme nga pas dhe se nuk arriti që të identifikojë se kush ishin autorët e sulmit. Doçi është nga gazetarët kurajozë, i cili ka denoncuar me dhjetëra herë afera korruptive të ish-qeverisë Berisha. Një ndër to, investigimi mbi korrupsionin me ish Kompleksin Partizani.

‘Personi që më ka sulmuar, unë mendoj se është i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit të organizuar, një mercenar i paguar. Ishte rreth moshës 25 vjeç. Ishin të maskuar me kapuç. E kisha të vështirë që të shquaja fytyrën. Ishte sulm nga pas i befasishëm.’- tha Doçi.

Doçi së fundi ka publikuar edhe të dhëna e fakte për lobime të dyshimta të Ilir Metës e Monika Kryemadhi, por edhe aferat korruptive në radhët e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Shpesh herë i kërcënuar, por asnjëherë e vënë në praktikë, Doçi u shpreh se ky akt, nuk është gjë tjetër veçse tregues i faktit se rrugëtimin e tij të së vërtetës, do e vazhdojë deri në frymën e fundit.

'Doja të jepja dhe një mesazh ky sulm më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal asgjë. Nuk do largohem nga Shqipëria dhe do raportoj deri në frymën e fund. Akt burracak që nuk më ndalin, do bëj detyrën deri në fund! Nuk largohem nga Shqipëria'- tha Doçi.

Në një reagim zyrtar policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv Adriatik Doçi, Unioni i Gazetarëve: Akt i rëndë! Të vihet para drejtësisë autori i sulmit bandit

1668358153_13640343642453744454777906538961879472668410n.jpgshqiptarja.com//uploads/780x440/1668358153_13640343642453744454777906538961879472668410n.jpg" />

Unioni i Gazetarëve ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit të Report Tv Adriatik Doci duke e cilësuar si akt të rëndë dhe kërkon që të vihet para drejtësisë autori i sulmit.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën e ushtruar nga një bandit i paidentifikuar, ditën e shtunë në mesditë, pranë banesës së tij në Kamëz të Tiranës, mbi gazetarin investigativ Adriatik Doçi. Goditja fizike, në mënyrë banditeske, mbi gazetarin është një akt i rëndë ndaj gazetarit për shkak të detyrës. UGSH shpreh solidaritetin e menjëhershëm me kolegun dhe e konsideron deklaratën e tij pas ngjarjes si shenjë të kurajos dhe këmbënguljes profesionale, për të mos u dekurajuar apo tërhequr nga misioni i reporterit edhe pas akteve të dhunës dhe risqeve që ofrohen nga bota e errët e krimit shqiptar.

Vlerësojmë deklaratën e parë pas ngjarjes, në të cilën kolegu Doçi pohon: " Ky sulm s'më pengon, por më inkurajon të raportoj më tej... Akt burracak që nuk më ndalin, do bëj detyrën deri në fund”.

Dhuna fizike mbi gazetarin Adriatik Doçi të Report Tv dhe Shqiptarja.com, përbën një rast tjetër të dhunës fizike mbi reporterë në vend. UGSH kërkon që autoritetet e hetimit të përshpejtojnë procesin hetimor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Të mos humbet kohë në identifikimin e autorir, të zbardhet motivi i këtij akti dhe krejt rrethanat që kanë lidhje me këtë sulm mbi gazetarin.

Autori i sulmit bandit, me çdo kusht të vihet para drejtësisë dhe të marri ndëshkimin e meritueshëm ligjor”, shkruan Unioni i Gazetarëve.

Një reagim erdhi edhe nga Lëvizja e Gazetarëve që dënon aktin e dhunës ndaj gazetarit, kolegut Adriatik Doçi dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Ora 17:31
U dhunua pranë banesës, gazetari Doçi: Ishin si tufë qensh që kafshojnë për të mbyllur gojën! S’konsideroj asnjë mesazh dhune

1668357677_16683402161655840807Sequence03.00365406.Still022.jpgshqiptarja.com//uploads/780x440/1668357677_16683402161655840807Sequence03.00365406.Still022.jpg" />

Gazetari i Report Tv, Adriatik Doçi që u dhunua pranë banesës nga persona të panjohur ka reaguar duke thënë se ishin si një tufë qensh që e kafshojnë në befasi.

Ndër të tjera shtoi se e bënë për t’i mbllur gojën, por thkeson se nuk konsideron asnjë mesazh dhune.

“Mirënjohje për qindra miq dhe kolegë, të cilët u solidarizuan dhe dënuan sot sulmin fizik burracak prej çakenjsh ndaj meje. Ishte si një tufë qensh që të kafshojnë në befasi nga pas dhe ikin me vrap. Nuk e shoh vetëm si një incident apo dramë personale, por edhe si një demostrim të segmenteve të krimit dhe korrupsionit për të mbyllur gojën dhe kufizuar raportimin e gazetarëve, mediave në tërësi.

Personalisht nuk kam konsideruar dhe nuk do konsideroj kurrë asnjë mesazh dhune, force dhe shantazhi për të heshtur. Koha do ta tregojë. Ju paça”, shkroi Doçi.

Ora 13:19
Dhuna ndaj gazetarit investigativ të Report Tv Adriatik Doçit, reagon policia

1668342257_WATERMARKREPORTtv.00523311.Still012.jpgshqiptarja.com//uploads/780x440/1668342257_WATERMARKREPORTtv.00523311.Still012.jpg" />

Policia ka reaguar zyrtarisht pas dhunimit të gazetarit investigativ të Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçit.

‘Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën "Bavaria", një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

Ora 13:13
U dhunua nga disa persona, flet gazetari Doçi: Më goditën në mënyrë të befasishme! Personi i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit

 

Gazetari investigiv i Report Tv, Adriatik Doçi është sulmuar në mënyrë të befasishme mesditën e sotëm, shumë pranë banesë së tij në Tiranë. Gazetari Doçi tha për Report Tv se dyshon se goditja është krye për shkak të detyrës, ndërsa është i sigurt se personi që e ka sulmuar është nga segmentet të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Doçi tha se ky sulm i shton edhe më shumë kurajën për të raportuar dhe askush nuk e ndal në punën e tij dhe në misionin e gazetarit.

‘Rreth mesditës duke u kthyer në banesë persona të pa iddentifikuar më kanë goditur nga pas në mënyrë të befasishme. Nuk u identifikova dot. Nuk kisha asnjëlloj komunikimi vetëm më dhunuan në mënyrë të befasishme dhe tinëzare nga pas. Nuk e kisha mendjen pasi nuk mendova se do më qëllonin. Kam pasur kërcënime por jo dhune konkrete fizike. Ky ishte episodi i parë i një dhunë fizike.

Të rruga Pashko Vaso duke hyrë tek banesa pasi konsumova dhe kafen, isha vetëm dhe po kthehesha në banesë. Sulmi është ekzekutuar nga një person por besoj se kanë qenë edhe persona të tjerë për mbështetje.

Janë bashkangjitur këtij personi pasi kanë menduar se do t’i sulmoj edhe unë. Personi që unë mendoj se është i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit të organizuar një mercenar i paguar ishte rreth moshë 25 vjeç. Ishin të maskuar me kapuç. E kisha të vështirë që të shquaja fytyrën. Ishte sulm nga pas i befasishëm.

Dyshimet e forta janë se goditja është për shkak të detyrës, pasi nuk kam asnjë konflikt me asnjë person. Ka të bëjë vetëm me faktet e raportuara dhe një sulm i paguar nga segmente të caktuara.

Doja të jepja dhe një mesazh ky sulm më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal asgjë. Nuk do largohem nga Shqipëria dhe do raportoj deri në frymën e fundit. Aktualisht po bën një kallëzim në komisariatin nre5. Policia shumë bashkëpunuese, për të gjetur autorët e këtij sulmi.’- tha Doçi.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • level: 14/11/2022 07:10

    kastriotin e hodhen nga kati i pesye dhe qeveria nuk beri nje hap te gjente vrasesin

    Përgjigju
  • Erik: 14/11/2022 04:08

    Asnje gazetar nuk duhet te jete objekt dhune. Fizike apo cdo lloji. Dhe kushdo qe shfrytezon ngjarje te tilla per te dhunuar duke intimiduar apo keqinformuar publikun njesoj eshte.

    Përgjigju
  • Iris: 14/11/2022 00:21

    Mendoj qe do te jene ndonje grup mbetjesh nga protesta e djeshme,mundesisht nga rrethet per te humbur gjurmet,mund te kene patur urdher nga kokat e kryesoret,por mund te jene dhe militante fanatike,qe vendosin me koke te tyre,nga ata qe duan te vrasin e te behen therror per njerin,apo tjetrin.Hetimet do t'a tregojne.

    Përgjigju
  • Grupi: 14/11/2022 00:11

    Te shkuara Adriatik por duhet te besh kujdes se ke ngacmuar bishen e plagosur rende Ilir - Monika. Nuk besoj se te ka ardhur nga Sali Bajga kete here pasi ai ka te tjera halle. Meta dhe Monika jane njerex qe paguajne vrases me pagese dhe dhunued te ketij lloji. Jane nje cift i ndyre qe la urdheruar dhe do urdherojne vrasje derisa dreqtesia e lodhur ti godase njehere e mire. Nese drejtesia nuk godet shpejt kere cift vrases dhe sojin e tyre qe i ksne njerez te aferm jeta jote eshte ne rrezik dhe duhet ose te merresh ne mbrojtje nga policia e shtetit ose te largohesh megjutge familjen. Zgjidhje tjeter nuk ka. Ka zera qe qarkullojne duke thene se Meta po behet gati te aktivizoje killerin Elidon Kotori dhe disa nga banditet e Nikles. Policia ose te godase keta bandite ose te dorezohet nhehere e mire. Personisht te kam mbeshtetur per kurajon dhe profesionslizmin e shkrimeve investiguese qe ke bere deri me sot. Ai qe te ka giditur do jete ndonje mjeran qe meriton 10 vite burg per goditje per shkak te detyres dhe akt terrorist por nese nuk ju pritet rruga financuesve te tille bastarde do te kemi perdite. Edhe njehere te shkuara dhe kurajo!

    Përgjigju
  • turi: 13/11/2022 18:16

    jane shoellaret e saliut,,,qe te goditen,,sepse i ke nxjerre vjedhjet .....

    Përgjigju
  • Ledi: 13/11/2022 18:00

    Policia te gjej autorin dhe te tregon banditi ku eshte burimi .Doci gazetsri me kurajoz i madias shqiptare

    Përgjigju
  • Liku: 13/11/2022 16:08

    Gazetar me dinjitet te mbrohet nga shteti

    Përgjigju
  • Xyl: 13/11/2022 15:12

    Kuptohet qe vetem Saliu me Ilirin mund ta kene bere.Bravo gazetari per profesionalizmin dhe karakterin e forte!

    Përgjigju
  • Ëëë, kjo u ka ndodhur edhe disa te tjereve vite më pare, apo jo?: 13/11/2022 13:31

    Te jepet mbrojtje e vecante nga policia per gazetare te ketij kalibri. Keta gazetare na duhen te gjalle dhe qe te vazhdojne te bejne punen e tyre.

    Përgjigju
  • Sadik: 13/11/2022 13:28

    Te shkuara dhe ishalla autoret sa me pare para ligjit. Ka vetem nje segment te krimit te organizuar dhe atij korruptivo-politik, dhe per fat te keq te viktimes, ai ka kapur shtetin.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/11/2022 13:25

    Shumë bashkëpunuese policia......??? Qoftë larg të jetë supë e parë në bashkpunim me policine e inkriminuar shqiptare.

    Përgjigju
  • Shqiptari ne emigrim: 13/11/2022 13:24

    Uroj sherimm te shpejt per ty djal trim dhe kurajoz ,sa per langot e pabese qe te kan sulmuar uroj i ndjekt fati i keq gjithe jeten ,kokren e hajrit mos pafshin ne kete jete!!

    Përgjigju
  • Leli: 13/11/2022 13:10

    Nga qe thote te verteta

    Përgjigju
  • Shkodra: 13/11/2022 13:07

    Ky duhet te bej shum kujdes se rrezikon jeten. Merret me sali kriminelin qe gjith Jeten ka vrar e marr ne qaf njerz. Kshuqe mendoj se je ne rrezik o tiku

    Përgjigju
  • gasper: 13/11/2022 12:59

    Ja ky eshte krimineli Sali non grata e Like floriri, keta jane shpellare qe vetem dhunen dhe djegjen e redaksive te gazetave e pushtimin e televizjoneve njohin. Kjo eshte "demokracia" e ketyre plerave. Po te ishte dhunuar ndonje gazetare i tyre do te digjnin Tiranen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit