Dhuna ndaj grave, Gjonaj: Ndihmë juridike falas, hapen 8 qendra në 2019

Dhuna ndaj grave, Gjonaj: Ndihmë juridike falas, hapen 8 qendra në 2019

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Gjatë vitit 2019 Ministria e Drejtësisë do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bashki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje. Premtimi u bë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë konferencës kombëtare “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza në kuadër të ditëve sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave.

Duke u ndalur tek amnistia që përgatitet me rastin e festave të fundvitit, ministrja Gjonaj siguroi se do të impenjohet fort që të mos përfitojë asnjë burrë i dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje.

Ministria e Drejtësisë edhe me mbështetjen e kryeministrit po përpilojmë një akt ligjor i cili ka të bëjë me amnistinë e fundvitit ku ashtu siç unë jam zotuar në mënyrë publike por që gjen vend edhe në këtë pr/ligj, pikërisht ata persona që janë dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në pr/ligjin për amnistinë. Jam e sigurt që kësaj gjeje do t’i shkoj deri në fund duke pasur edhe mbështetjen e grave deputete të cilat në asnjë rast nuk do të pranojnë që kjo kategori apo këto subjekte të dënuara për këto vepra penale të mos bëjnë pjesë në këtë amnisti. 

Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë

Ministrja Gjonaj në fjalën e saj ka renditur një sërë ndryshimesh ligjore të iniciuara nga MD që synojnë forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe mbrojtjen e saj nga dhuna.

Po ashtu tre institucione, siç theksoi Gjonaj, Ministira e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme kanë ngritur një zyrë koordinimi kundër dhunës në familje, ku priten gratë viktima të dhunës në familje, adresohen dhe referohen saktë problemet dhe shqetësimet e tyre tek institucionet përgjegjëse dhe ju ofrohet këshillim ligjor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 06/12/2018 18:38

    Po na hengret sa hap televizorin Sa hap facebook dhe rretet sociale vetem ministria shendetesise . Dhe e drejtesise me ne krye kryeministrin na e bete shqiperin zvicer. Po ikni mi ti me gjith korrupsion, kokrra budallaqes. Shko shif shefqet kastratin qe ishte me shefin tend per hotel me 5 yje . Ku i gjeti leket mereni me specialista qe i beni presion ju nga lart. Shkaterrim makinash e te gjitha . I beni ligjin jo me te vjetrra se 10 vite. Se kshu ju intereson mbushni valixhet dhe opa jasht kur bini nga qeveria. Ju duheni rrezu direkt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë