TIRANE- Dhuna ndaj grave, vrasja e tyre është një fenomen shqetësues i shoqërisë sonë, ku opinion publik vijon të tronditet nga lajme të tilla. Sociologu Gëzim Tushi tregon për Report Tv se krimi ndaj gruas është një fenomen shumë shqetësues, ku shifrat e viteve te fundit tregojne për një “Luftë civile” midis bashkëshortëve.
“Krimi ndaj gruas në shoqërinë shqiptare është shumë shqetësues. Ndoshta është një nga fenomenet sociale më shqetësuese të shoqërisë aktuale. Nëse do të shikojmë shifrat e vrasjes së femrave në Shqipëri nga viti 2000 deri tani, duket sikur në familjen shqiptare po ndodhë një “luftë civile” midis bashkëshortëve, ku më shumë humbin jetën gratë. Kjo ka shumë arsye të veta, ka arsye historike, kulturore, ekonomike, arsye që lidhen me kornizën morale, me ndryshimin e tipologjisë së familjes, me mënyrën e re se si krijohen martesat, lidhjet, me ndryshimin e fenomenologjisë së martesës dhe të personalitetit të femrës në shoqërinë shqiptare.
Sipas gjykimit tim evolucioni i femrave shqiptare është jashtëzakonisht i shpejtë dhe duket që ato nuk e pranojnë më këtë rol inferior, këtë rol të dorës së dytë, këtë nëpërkëmbje nga meshkujt e tyre që janë në rolin e bashkëshortit, të dashurit. Në një farë mënyre kjo sjell shumë kontradikta dhe konflikte të cilat pastaj për shkak të kësaj kulture të deformuar, në vend që konfliktet e natyrshme që mund të lindin në martesë midis bashkëshortëve, të zgjidhen në rrugë humane me dialog me tolerancë me komunikim me kompromis reciprok të cilat janë instrumentet e qytetërimit mbi të cilat zgjidhen kontradiktat në familje, një pjesë e këtyre meshkujve kanë gjetur rrugën e shkurtër, që është rruga e marrjes së jetës, rruga e krimit, rruga e intolerancës dhe kjo natyrisht është shqetësuese”-u shpreh sociologu.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.2%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari
27 Dhjetor 2024, 10:43
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor 2024, 19:40
-
'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale
20 Dhjetor 2024, 20:10
-
Historia e Parashqevi Simakut, Sociologu në Report Tv: Nëse këngëtarja do ta dinte se si po komentohet këtu do të terrorizohej dyfish
16 Dhjetor 2024, 14:39
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor 2024, 09:39
-
Studio Live/ 'Adoleshentët po bëhen hallka më e dobët në shoqërinë shqiptare', Gëzim Tushi: Krimet që kryen kjo moshë po rriten! Mehmeti: Kanë zëvendësuar stilolapsin me thikën
22 Nëntor 2024, 19:55
-
Dhuna ndaj grave, KiE: Shqipëria përparim, por ka ende çështje që duhen trajtuar me urgjencë
19 Shtator 2024, 07:23
-
Krimi në Shënavlash/ Sociologu Gëzim Tushi për Report Tv: Të vrasësh babanë e ta hedhësh në pus për para është veprim kafshëror
5 Shtator 2024, 13:53
-
Rritet përdorimi i drogave sintetike në Shqipëri/ Eksperti i sigurisë: Turistët e huaj po sjellin droga të reja! Sociologu: Duhet një strategji për parandalimin
13 Qershor 2024, 16:28
-
15-vjeçarja sajoi akuzë për babanë pasi i mori celularin/ Avokati në 'Përballje': Ajo po qeshte me kolegun tim! Sociologu Tushi: Prindërit përdorin metoda autoritariste
28 Maj 2024, 14:53
-
SPAK hapi 'Kutinë e Pandorës', sociologu në 'Studio Live': Krimi e ka kthyer vendin në spital psikiatrik! Gazetari: Pritet megaoperacion tjetër
23 Maj 2024, 19:13
Ajdeni në Vlore te shikone se i ngordhene në te rrahure
Përgjigju