Shqipëria regjistroi sërish një tjetër fillim viti me një shtesë natyrore negative në 2026. Në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të Instat-it, numri i vdekjeve ishte më i lartë se sa ai i lindjeve, me një diferencë prej 368 humbje jetësh më shumë.

Demografja Ermira Galanxhi, e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri' tha se ky alarm duhej dhënë më parë. Sipas saj një nga faktorët që ka ndikuar më së shumti është gjendja financiare dhe fakti se femrat po martohen më të mëdha në moshë.

“Ky fenomen nuk duhet parë nga shifrat e tremujorit, sepse edhe lindshmëria kanë periodicitet të lindjeve, por megjithatë ky është një problem që ka pasoja nga pas. Ky alarm mund të ishte dhënë më para dhe kjo mund të përkeqësohet. Ka shumë faktorë, ndër to ai ekonomik. Është rritur mosha mesatare e martesës së femrave. Kjo sjell uljen e nivelit të lindshmërisë. Një tjetër është emancipimi i gruas, veçanërisht në aspektin profesional”, tha ajo.

Ndërkohë në një lidhje të drejtpërdrejtë sociologu Gëzim Tushe u shpreh se një nga faktorët që ka ndikuar në këtë fenomen është emigracioni. Ai nënvizoi se në ditët e sotme pjesa më e madhe e çifteve parapëlqejnë të bëjnë vetëm një fëmijë dhe tek ai të investojnë gjithçka.

“Problemi është kompleks. Është e lidhur me një varg ndryshimesh që po përjetojojnë familjet shqiptare. Në ‘90 në Europë ishm popullsia më e re, tani nuk jemi as në 10-tëshhen e parë. Emancipimi i femrës është dominant dhe them se rritja e nivelit kulturor janë disa elementë. Emigracioni është një tjetër, kemi humbur 1/3 të popullsisë. Sot familja shqiptare ka ideale të tjera, bëjnë një fëmijë dhe investojnë vetëm për të. Kjo nuk është hera e parë që shifrat të demografike të sjellin alarm”, tha sociologu.

Dorina Toçaj, UNFA analiste e programit të shëndetit seksual riprodhues e ftuar gjithashtu në studio u shpreh se duhen politika mbështetëse për çiftet e reja.

“Çiftet të sjellin në jetë aq fëmijë sa të duan. Duhen politika mbështetëse për çiftet e reja. Megjithatë disa masa janë marrë. Mendoj se cilësia e shërbimeve cilësore për të rinjtë, nuk duhet ti lëmë pas dore. Në të shkuarën familja tradicionale, roli i prindërve për të mbajtur fëmjët e fëmijëve të tyre kanë qenë më i madh se sot”, tha ajo.

Toçaj shtoi se nga ana tjetër duhet të investojmë në sistemin arsimor për të pasur të rinj më të ndërgjegjshëm për të punuar dhe për të mbajtur një familje.

“Duhet të investojmë te shkollat, sepse po shohim rëndom modele jo të shëndetëshme. Këto modele në të ardhmen do të ndikojnë, do të kesh burra që nuk do të marrin përgjegjësi për mbajtejen e një familje”, theksoi Toçaj.

Në fund të intervistës Galanxhi theksoi se pavarësisht këtyre problemeve në shoqëri, populli shqiptar i duan fëmijët. Ajo theksoi se Shqipëria është akoma një vend ku themeli i shoqërisë shqiptare është familja.

“Gjithë Europa po plaket bashkë me Shqipërinë. Kjo është një çështje që duhet studiuar shumë thellë. Shqiptarët i duan fëmijët dhe duan që të bëjnë fëmijë. Janë rrethanat që shqiptarët apo në të gjithë Europën të tkurren për të bërë fëmijë. Shqipëria është akoma një vend ku themeli i shoqërisë shqiptare është familja”, përfundoi Galanxhi.