TIRANE - Pas denoncimin të dhunës së operatorit të televizionit Top Channel, Policia e Shtetit, dy ditë pas ngjarjes pezullon nga detyra zv/drejtorin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Erzen Brecani‏

Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj rreth pasdites së sotme.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit deklaron se ndaj Erzen Brecanit është dhënë masa pezullimit paraprak nga detyra, pasi ndaj tij ka filluar ecuria disiplinore.

Televizioni Top Channel dy ditë më parë akuzoi policinë se ka gjatë zhvillimit të kryendeshjes së javës së 21-të të Superiores mes Tiranës dhe Skënderbeut, ka ushtruar dhunë ndaj operatorit të këtij televizioni Gent Ballta.

Sipas TCH, operatori është penguar të filmojë, është shoqëruar në komisariatin numër 1 dhe është goditur brenda ambienteve të tij nga drejtues të lartë të policisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)