TIRANE - E diela e parë e gushtit e gjetur Avokatin e Popullit larg ujit të pishinave apo të brigjeve shqiptare. Ndryshe nga shumë shqiptarë që kanë gjetur një mënyrë relaksimi dhe freskie nga temperaturat e nxehta, Igli Totozani ka shkuar të vizitojë romët që jetojnë në barakat e zonës së njohur si “pallati me shigjeta” në Tiranë, me qëllim për t’u njohur nga afër me kushtet e tyre të jetesës.
I pyetur nga A1Report mbi dhunën e ushtruar ndaj këtij komuniteti nga kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha - dhunë e cila është denoncuar shpesh nga ky televizion dhe Shqiptarja.com, si dhe nga organizata me famë botërore për të drejtat e njeriut Amnesty International - Totozani tha se asnjë funksionar i shtetit që ushtron dhunë nuk duhet lejuar të vazhdojë punën e tij dhe duhet shkarkuar nga detyra.
“Kush ushtron çfarëdolloj dhune - dhe nuk e them vetëm për zotin Hoxha, për të cilin ka një hetim dhe mirë është të mos flasim para se hetimi të përfundojë - duhet ta ketë të pamundur të vazhdojë punën në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të shtetit. Shteti shqiptar ka nevojë për shërbëtorë të qytetarëve dhe shërbëtorë të shtetit, të cilët duhet jo vetëm të zbatojnë ligjin por duhet të kenë edhe dhembshurinë për të kuptuar dhe për të jetuar nga afër jetesën e këtyre njerëzve”, tha Totozani.
Në një raport të publikuar pak ditë më parë, Amnesty International akuzoi Bashkinë e Tiranës se përmes strukturave të saj si Policia Bashkiake po dhunon të drejtën për të jetuar të romëve, duke u sekuestruar atyre shishet plastike dhe kanaçet që grumbullojnë rrugëve të kryeqytetit, që për këtë komunitet do të thotë sigurimi i bukës së gojës.
Totozani kërkoi një vëmendje më të madhe ndaj këtij komuniteti. “Avokati i Popullit nuk do të rreshti, dhe ju më keni quajtur shpesh ‘avokati i romëve’ dhe unë e kam për nder që të jem edhe avokati i romëve, por shteti shqiptar ka detyrimin që të punojë me këmbëngulje për këta qytetarë. Këta qytetarë duhen futur në sistemin social shqiptar, duhet të jenë të mbrojtur. Janë të pambrojtur nga ndihma ekonomike, nuk kanë alternativa të tjera mbijetese”, shpjegoi Avokati i Popullit.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com