SARANDË- Masë sigurie është caktuar edhe për pronarin e “Orange Club”, Spiro Iljadhi, si edhe për menaxherin Ermal Vata, lidhur me episodin e dhunës ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, mëngjesin e 16 gushtit. Prokuroria kishte kërkuar masën arrest në burg, por Gjykata ka caktuar masë më të lehtë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes. Të dy do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Sipas avokatit Arben Llangozi, masa është caktuar në dhomë këshillimi dhe lidhet me pamjet e kamerave të sigurisë. Ai pretendon se subjekti i ruan pamjet përmes sistemit NVR (Network Video Recorder), një regjistrues që merr dhe ruan pamjet e kamerave përmes rrjetit, dhe jo përmes DVR (Digital Video Recorder), sistem që regjistron dhe ruan pamjet e kamerave zakonisht në një hard disk.
Shefi i Krimeve u dhunua nga truprojat e “Orange”, një prej klubeve më të famshme të natës në qytetin bregdetar të Sarandës. Sherri nisi fillimisht mes rojeve të sigurisë dhe disa klientëve në ambientet e jashtme të lokalit, ndërsa shefi i krimeve, Mateo Bakalli kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin.
Bakalli po kalonte me makinë dhe e pikasi rastësisht konfliktin. Por edhe pse është prezantuar se çfarë detyre mban, rojet e sigurisë së lokalit kanë goditur edhe në drejtim të tij.
Për ngjarjen është caktuar masa arrest në burg për një muaj e gjysmë administratorin e Lokalit Mario Katiraj, Eglent Ndoj, Ardit Kasemi, Faik Hoxha, Besnik Sulollari (taksist) dhe Indrit Çullhaj. Në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi, i cili punonte si roje sigurie në "Orange Club".
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Në se do të kish goditur ndonj gjyqëtarë apo prokuror do ta kishin kalbur në burg...gjykatat vazhdojnë të jenë vatra të ndyra të korrupsionit....ju vrasin fëmijët o plera të ndyra se deri tani janë vrarë 250 efektivë policie dhe në shumicën e rasteve vrasësit janë të lirë.
Përgjigju -
Ja ne dore t ekujt kane rene plazhet dhe kolalet e nates ku argetohen turistet, te cilet mund te percjellin lajmin e mire ne shtetet e tyre dhe per rrjedhoje, vitin tjeter do te kete me shume turizem. Lokalt ne Sarande e Ksamil, drejtohen nga nje rrjet gangsterresh, te paedukate, te pashkolle dhe ish korriere pluhuri neper vendet e EU. Por meqe ne shqiperi kontrollet jane vetem per nenat qe zbresin nga fshati per te shitur sadopak nga kopshti familjar, keta kriminele zene vendet me te bukura ne Jug. Vetem te lexoni Google review per Orange Club nga turistet atje, kupton se ne çfare duarsh ka rene bregdeti yne i bukur i Jugut.
Përgjigju











Komente
Komento