Gropat me fishekzjarre në derbi/ Tirana 4 ndeshje pa tifozë! 'Capital Crew' gjithë sezonin jashtë, 8 tifozë përjashtohen përjetë

TIRANË - Komisioni i Disiplinës ka vepruar me dorë të hekurt pas dhunës që ndodhi në derbin e të dielës mes Tiranës dhe Partizanit. Ndryshe nga herët e tjera komisioni ka dënuar në veçanti grupimin e tifozëve ‘Capita Crew’, të cilët shpalosën në stadium banderolën me partizanët e vrarë. Si rrjedhojë tribuna ku ata qëndrojnë, G3, do të jetë i mbyllur deri në fund të sezonit, ndërkohë që risia është se 8 tifozë janë dënuar përjetë për të mos u futur në stadium.

Personat e përjashtuar janë Elton Bande, i cili edhe është arrestuar nga policia pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë, Alban Rexha, Getard Celiku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga, Gentian Qosja. FSHF ka sqaruar se emrat në këtë listë mund të shtohen akoma pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore me 6 tetor, ndërkohë që me gjasë për individët e përmendur policia do të bëjë verifikimit e saj, pasi mund të dënohen deri me 3 vjet burg.

Paq nuk ia ka hedhur as Tirana si klub, pasi për shkeljen e disa neneve është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, por dënimi do të konvertohet në 2 për shkak të ndryshimeve në kod, që e cilëson si shërbim prove. Për Tiranën është vënë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh. Ndërkohë edhe pse ishte klubi mik Partizani është dënuar gjithashtu, me dy ndeshje pa tifozë.

Ndërkohë ende po pritet akti i ekspertizës për gropat e hapura pas portës në krahun e djthatë të stadiumit, për të cilat ‘report tv’ publikoi një foto eksplozive ku duken të jenë të mbushura me lëndë plasëse. Për këtë çështje policia e Tiranës më herët ka depozituar mqaterialet në prokurorinë e Tiranës.

Njoftimi i FSHF-së

1.KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organzimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Creë”.
Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:
– Elton Bande
– Alban Rexha
– Getard Celiku
– Mateos Majani
– Aksel Manxhari
– Thanas Bendo
– Bledar Luga
– Gentian Qosja

2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
3.Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje jo sportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.
4.KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.
5.Lojtari i KF “Kastrioti”, Abaz Karakaci, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6.Lojtari i KF “Veleçikut”, Brajan Shekaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7.KF “Veleçiku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar ndërprejen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
8.KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
9.KF “Turbina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
10.Lojtari i KF “Vllaznia B”,Markeljano Pali, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
11.Lojtari i KF “Klosi”, Pavlo Gjonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
12.Lojtari i KF “Skrapari”,Antonio Dosti, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
13.Lojtari i KF “Naftëtari”,Xhuljano Serdari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
14.Lojtari i SSH “Pepa” U-17, Amadeo Krraba, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) deshje pezullim nga aktivitetet.
15.Lojtari i KF “Përmeti”,Forald Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
16.Pas përfundimit të hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë, midis “Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019, në bazë të pamjeve filmike, zyrtari i KF “Kastroti”, Gazmend Vogli, për akte të mbetura ne tentataive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 8/1,Nenit 8/2 dhe Nenit 11/h të KDS, dënohet me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave pëe sezonin futbollistik 2019/2020.
17.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Turbina”, Ermal Vathi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/5 të KDS, lojtari Ermal Vathi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja