Ekskluzive/ Pamjet e vazove që u mbushën me lëndë plasëse për të goditur tifozët e Partizanit në derbi

Report tv publikon foto e tre vazove me lëndë plasëse të fshehura nga tifozët e Tiranës për të goditur rivalët e partizanit në derbin e së dielës midis dy skuadrave të kryeqytetit.  Gazetari i Report tv Artan Hoxha ka siguruar foto dhe detaje se si disa prej tifozëve bardheblu kishin planifikuar në mënyrë perfektë goditjen e kundërshtarëve.

Tre vasketat plastike te mbushura me kapsolla dhe objekte piroteknike te cilat u gjeten të groposura në tre gropa në distancë nga njëra tjetra pranë tribunës H1 dhe H2 ku ishin vendosur tifozët e Partizanit në derbin e së dielës. Vasketat u gjeten te groposura 20 centimetra nën tokë dhe të lidhura me kabull përcjellës në seri për të qenë e mundur aktivizimi i ndezjes së tyre në distancë nga autorët. Kabulli përcjellës ishte fshehur duke u mbuluar përsipër me zhavorrin e stadiumit. Gropat janë hapur gjatë natës së të shtunës dhe janë mbuluar me zhavorr për të qenë gati ne orarin e derbit në mënyrë që ato të mos zbuloheshin nga punonjësit e stadiumit apo të sigurisë private para se të aktivizoheshin nga autoret.

Nga ana tjetër sipas informacioneve të siguruara nga policia një person është arrestuar dhe 28 të tjerë që janë në kërkim. Një nga personat në hetim është edhe Alban Rexha, kreu i grupit të tifozëve që kapërcyen hekurat e stadiumit dhe që u përleshën me tifozët rivalë të Partizanit. Materialet ndërkohë i janë referuar prokurorisë së Tiranës ku në ditët në vijim pritet edhe akti i ekspertizës. Në rast se rezulton se gropat e hapura më qëllim për të dëmtuar tifozët e Partizanit ishin të mbushura me lëndë plasëse atëhërë çështja mund të hetohet edhe për akt terrorist.

Për këtë çështje Report TV kontaktoi edhe me presidentin e Tiranës Refik Halili. Për gjithçka ndodhi klubi i Tiranës rrezikon shumë edhe nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, i cili do të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar shkeljet e javës së kaluar. Bardheblutë janë subjekt i tre neneve të komisionit të disiplinës, për diskriminim, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe për përgjegjësitë që ka për sjelljen e spektatorëve.  E sigurt është se të gjithë rastet Tirana rrezikon gjobë, por edhe mbyllje të stadiumit për tifozët për një periudhë të gjatë. Për dështimin në përmbushjen e përgjegjësisë mund të humbet edhe ndeshja në tavolinë, ndërkohë që edhe pse ishin skuadra mike, edhe Partizani rrezikon të dënohet për sjelljen e gabuar të tifozëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 01/10/2019 20:12

    mire more halil.po ti ku e di qe nukishin kpsollae fishekzjare,por tymuse bardheblu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja