Denoncimet e dhunës brenda familjes, për vitin 2016 njohin shifra të larta. Vetëm në vitin që lamë pas janë denoncuar raste të dhunës në familje, ku viktima e dhunës i përket seksit mashkull janë 900 raste.
Prej tyre vetëm 20 kanë qenë gratë që kanë ushtruar dhunë ndaj burrave të tyre, pjesa tjetër ka qenë dhunë brenda familjes, ku babai rreh djalin apo vëllai- vëllanë e kështu me radhe. Ndërsa gra të dhunuara dhe që kanë denoncuar dhunën janë 4200 raste, ku mes tyre 18 që kanë humbur jetën për shkak të dhunës së ushtruar.
Enrida Bllaca, juriste pranë linjës së këshillimit të grave dhe vajzave, për Report Tv është shprehur se rastet e dhunës që regjistrohen nëpërmjet telefonit e kalojnë shifrën e 7 mijë rasteve në vit.
“Rasti kur përfshihen burrat janë raste që adresojnë dhunën midis familjarëve meshkuj, babai me djalin, dhe e kundërta apo me kushërinj. Problematika që haset mund të adresohet nga punonjësit ligjzbatues si dhunë në familje por jo në të gjitha rastet bëhet fjalë për dhuna nga bashkëshortët drejt bashkëshorteve, këto janë raste shumë të rralla që nuk kalojnë më shumë se 20 në nivel kombëtar”, shprehet Bllaca.
Ndërkohe po sot, vetë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi u shpreh se pakti i mirëqenies sociale ka në fokus rikthimin në jetën normale të të mbijetuarave të dhunës.
“Duhet të kemi një besim më të madh te qytetarët që këtu ka një këshillim të sinqertë dhe ka një sistem që i merr në mbrojtje. Kemi parë që ka disa institucione, ka një linjë shteti qendror dhe lokal që së bashku me shoqërinë civile mund të trajtojnë rastet e dhunës”, u shpreh Klosi.
Deklarata u bë në aktivitetin e publikimit të standardeve për trajtimin e çështjeve të dhunës si dhe linjës së këshillimit 116 dhe 117.
Numri i telefonit pa pagesë për të denoncuar dhunën si dhe për të marrë këshillat për referim institucional janë 116 dhe 117. Tashmë këta numra janë në dispozicion 24 orë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13