Dhuna në familje / Gramoz Ruçi, letër krerëve të institucioneve ligjzbatuese: Nuk është bërë sa duhet për të dënuar dhunuesit

Dhuna në familje / Gramoz Ruçi, letër krerëve të institucioneve ligjzbatuese: Nuk është bërë sa duhet për të dënuar dhunuesit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkon që të zbatohen me përpikëri dispozitat e Kodit Penal dhe të mos ketë asnjë tolerim kur bëhet fjalë për të akuzuarit për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Z. Rucci ia ka bërë një kërkesë të tillë krerëve të institucioneve ligjzbatuese, si znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Olsian Çela,  Prokuror i Përgjithshëm dhe z. Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në letër kryeparlamentari Ruçi shkruan se dhuna ndaj grave dhe vajzave, si një nga format mbizotëruese të dhunës, është një dukuri globale që prek të gjitha vendet, shoqëritë, komunitetet fetare dhe etnike.

Sipas tij Parandalimi dhe lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm, të barasvlershëm dhe përfshirës, si dhe një vlerë dhe objektiv i rëndësishëm i qytetërimit të sotëm.

"Në vitet e fundit, në vendin tonë, ka pasur zhvillime pozitive lidhur me hartimin ose përmirësimin e legjislacionit kundër dhunës në familje, që kanë përmirësuar ndjeshëm mënyrën se si i trajtojnë institucionet rastet e dhunës kundër grave dhe vajzave dhe dhunën në familje.

Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive, të dhënat për rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, tregojnë se dhuna është ende e pranishme dhe shfaqet në forma të ndryshme deri tek më ekstremet, ku më së shumti viktima janë gratë dhe fëmijët. Sipas raportit të GREVIO, dobësitë më të mëdha që prekin mekanizmat e referimit kanë të bëjnë me mungesën e zbatimit të duhur të urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes nga përmbarimi, përgjigjet e papërshtatshme nga sistemi i gjykatave dhe një përfshirje e pamjaftueshme e profesionistëve të shëndetit, përfshirë këtu mjekët ligjorë.

Kuvendi i Shqipërisë vëren se sistemi i drejtësisë (policia, prokuroria, gjykatat, shërbimet sociale në sistemin e drejtësisë penale) nuk ka qenë efektiv sa duhet lidhur me hetimin dhe shqyrtimin e rasteve të dhunës në familje dhe të zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore të Kodit Penal për dënimin e dhunuesve dhe ofrimin e shërbimeve për viktimat. 

Pavarësisht se qasja holistike kundër dhunës ndaj grave nuk mund të mbështetet vetëm në sistemin e drejtësisë penale, gjykatat duhet të jenë në një linjë me qëndrimin e vendosur të ligjvënësit kundër dhunës dhe të ofrojnë një reagim të fuqishëm, duke përfshirë edhe ndëshkimet. Kjo do të nxiste raportimin e mëtejshëm të rasteve të dhunës në familje

Ndonëse ka një përmirësim të qartë në respektimin e afateve të gjykimit të kërkesave për lëshimin e urdhra të mbrojtjes, ende shtyhen në mënyrë të panevojshme seancat gjyqësore për vërtetimin dhe lëshimin e tyre. Shpejtësia dhe respektimi i afateve, përbën një element thelbësor të gjykimit për urdhrat e mbrojtjes, mosrespektimi i të cilave sjell humbjen e kuptimit të ligjit kundër dhunës në familje dhe mund të vërë në rrezik viktimat.

Në këto kushte, kërkoj nga ana juaj të merrni masat e nevojshme për zbatimin rigoroz të dispozitave të Kodit Penal mbi dhunën  në familje dhe dhunën ndaj grave.”, thuhet ndër të tjera në letrën e z. Ruçi.

Çdo vit, nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut, 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, është një kohë për të nxitur veprime kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave rreth botës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë