Dhuna në familje, Kryemadhi: Do
krijojmë Forumin Ekonomik të Gruas

Dhuna në familje, Kryemadhi: Do<br />krijojmë Forumin Ekonomik të Gruas
Parandalimi i dhunës ndaj grave ishte fokusi i takimit që Lëvizja e Gruas për Integrim ka zhvilluar në një takim me gratë në qytetin e Patosit.

Gjatë këtij takimi të mbajtur në një sipërmarrje private, deputetja Monika Kryemadhi deklaroi se shumë shpejt do të krijohet edhe Forumi Ekonomik i Gruas pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Problemet që kalojnë gratë shqiptare janë të gjitha njëlloj, pavarësisht nga ajo që ne përfaqësojmë. Ne shumë shpejt do të krijojmë Forumin Ekonomik të Gruas pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Do të organizojmë dhe grupet e vogla të punës sa i përket evidentimit të grave të dhunuara dhe ndihmës që mund t’u japim ne si LSI këtyre grave. Të mos harrojmë që një grua e dhunuar është si rezultat i jetës së vështirë ekonomike, i faktorëve ekonomikë që ndikojnë në ambientin e saj”, - tha Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi u bëri thirrje të gjitha grave që të denoncojnë rastet e dhunës dhe fenomenet negative të keqtrajtimit të tyre.

“Duke i denoncuar këto probleme, kjo nënë do të jetë shumë më e qetë për të rritur fëmijën e saj, jo nën presione, nën trysninë e dhunës, por duke edukuar një brez të ri. Është detyrë e politikës shqiptare dhe është detyrë edhe e jona si nëna që të fillojmë të sensibilizohemi. Nevojitet që të luftojmë sa më shumë këto fenomene negative, të cilat  ndikojnë në familjen dhe në shoqërinë shqiptare. Një grua që gjen forcën për të denoncuar dhunën në familjen e saj, gjen forcën për të denoncuar problematikën me të cilën përballet, do të jetë një nënë e cila do të edukojë fëmijën e saj për të ecur përpara. Ne kemi nevojë për të pasur një shoqëri të reformuar, për të pasur një shoqëri të barabartë që të ecim më shpejt drejt BE-së”, deklaroi deputetja Kryemadhi.

Të pranishme në takimin me gratë e Patosit ishin edhe  Kryetarja e LGI-së Klajda Gjosha, deputetja Kejti Mehmetaj dhe Silva Caka si dhe Kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Erisa Xhixho.

Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)


 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit