/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka ndërhyrë në katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit, duke kryer dhe veprimet përkatëse procedurale.

Sipas njoftimit të policisë si rrjedhoi e dhunës në familje është arrestuar Enver Xh, 43 vjeç pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren A.Xh.

Në të njëjtën prizëm është edhe procedimi në gjëndje të lirë i shtetasit 60-vjeçar B.P, i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij 55-vjeçaren N.P. Po ashtu gjatë ditës së hënë është arrestuar edhe shtetasti A. Sh, 44 vjeç pasi ka dhunuar në sy të fëmijëve ish-bashkëshorten e tij, E.Sh, vjeç 40. Çifti mësohet të jetë në proçes gjyqësor për divorcin e tyre. Po ashtu ka filluar procedim në gjëndje të lirë për 55-vjeçarin S.M, i cili ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të atin e tij 77-vjeçarin V.M, i cili është pajisur edhe me urdhër mbrojtje.