Dhuna në familje po ‘vret’ gratë! Policia ngre strukturë të re për t’i mbrojtur

Bedrie Loka i dha fund jetës në Durrës pas dhunës ekstreme të bashkëshortit, Xhemal Loka, e cila u provua falë disa videove të xhiruara nga djali i saj i mitur. Po në Durrës, e gjithë familja u përfshi në vrasjen e kryefamiljarit Pëllumb Meta, dhe shkak dyshohet të jetë bërë dhuna ushtruar ndër vite nga viktima. Në Shkodër, dhuna psikologjike dhe tradhtia nga bashkëshorti Erdgys Arrazi, çuan Almën 39 vjeçe në veprimin ekstrem për të mbytur veten dhe 3 fëmijët e saj të mitur në ujërat e lumit Buna.

Këto ngjarje të regjistruara në harkun kohor të 4 muajve, tronditën të madh e të vogël në të gjithë vendin. Treguan emergjencën për të ndërhyrë të gjithë si shoqëri për të ndryshuar një realitet që sa vjen dhe shtohet në raste ekstreme dhune që përfundojnë në fatalitete.

Në Policinë e Shtetit, po punohet për ngritjen e një strukture të posaçme, e cila do të jetë e specializuar vetëm për dhunën në familje. Bëhet fjalë për një organ të ri që do të ngrihet nga e para për të menaxhuar më në detaje rastet e raportuara të dhunës, ndjekjen e tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi të gjitha funksionimin e urdhrave të mbrojtjes me vendim gjykate, të cilat në jo pak raste kanë treguar se nuk e kanë ndaluar dhunën, përkundrazi shërbyen për ta përkeqësuar. Deri tani rastet e dhunës janë trajtuar në nivel komisariati.

Në vijim, me vendim të Këshillit të Ministrave pritet të ketë rritje të organikës së Policisë së Shtetit me të paktën 500 punonjës më tepër dhe një pjesë e tyre do të jenë pjesë e kësaj strukture kundër dhunës në përgjithësi, dhe ndaj grave në veçanti. Pjesë e nismës për të ndryshuar një realitet që sa vjen e rrit shifrat e dhunës është edhe kthimi i pronave të sekuestruara në qendra për trajtimin e viktimave të dhunës, të cilat synojnë rikthimin e tyre në jetën aktive në shoqëri, pas traumave të së kaluarës.

Vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2024 numri i rasteve të dhunës në familje është shtuar me 11%, përkatësisht 465 raste në janar-mars 2024 dhe 414 në janar-mars 2023, ndërsa në më shumë 75% të tyre bëhet fjalë për gra dhe vajza të dhunuara.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini, Kisha Katolike: E ndaluar sipas doktrinës tonë! Personi me veshjen kleriku katolik, s’ka lidhje me ne

Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini, Kisha Katolike: E ndaluar sipas doktrinës tonë! Personi me veshjen kleriku katolik, s’ka lidhje me ne