Përdhunoi të miturën, arrestohet shqiptari në Mbretërinë e Bashkuar! Do ekstradohet në Shqipëri (Emri)

Përdhunoi të miturën, arrestohet shqiptari në Mbretërinë e Bashkuar! Do ekstradohet në Shqipëri (Emri)

Foto ilustruese

38 vjeçari Denis Havalja (Dashamir Havalja), nga Bulqiza i dënuar për marrëdhënie seksuale me një të mitur është arrestuar ditën e sotme në Britaninë e Madhe.

“Falë shkëmbimit në kohë të informacioneve, arrestohet në Mbretëri të Bashkuar, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 38-vjeçar i cili në vitin 2016, kreu marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, koordinimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u arrestua provizorisht, në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasi Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë”, njofton policia.

38-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vitin 2016, ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

B.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Luhet kreu i grupit A dhe fatet e kalimit më tej, titullarët e Zvicër - Gjermani dhe Skoci - Hungari

Euro 2024/ Luhet kreu i grupit A dhe fatet e kalimit më tej, titullarët e Zvicër - Gjermani dhe Skoci - Hungari