Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë 1-1 dje në Vlorë përfundoi me tensione. Në fund të ndeshjes është regjistruar një incident mes drejtuesve të Flamurtarit dhe gjyqtarëve.

Pas dhunës anësori përfundon me tre të qepura në vetull, ndërsa administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi në prononcimin pas ndeshjes e cilësoi arbitrin bastard që fyeu me libër shpie Vlorën.

Më gjej një arbitër të dytë që bën atë që bën dhe shan me libër shtëpie, atë që vlonjatët nuk e durojnë dot. Një bastard fyen qytetin e Vlorës me libër shtëpie. Janë ca limite, nuk tolerohet më. Gjyqtari është një lepur që shan me libër shtëpie dhe struket atje, nuk kërkon as ndjesë. Ne këtu na kanë bërë cfarë na kanë bërë dhe ne nuk folëm. Zotëria bëri cfarë bëri në fushë dhe më pas bën cubin. Kjo është me regjisor dhe me aktorë në fushë, por ne do të marrim masat tona.

Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi