Dhuna/ Gjyqtari i ndeshjes në Vlorë me tre të qepura në vetull: Isha i hutuar, dikush më goditi

Ilir Tartari nuk ka bërë ndoshta ndeshjen perfekte në Vlorë, por kurrë nuk e kishte menduar se prej aty do të dilte me tre të qepura në vetull. Situata është tensionuar tej mase në fund të takimit dhe anësori i ndeshjes Flamurtari-Vllznia 1-1 ka përfunduar në spital, pasi e kanë goditur disa herë në fytyrë. Ai akuzon administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizin, për shkaktarin e dhunës dhe nxitës të saj.

Në një prononcim për “Panorama Sport” pas ndeshjes, ai mohon që të ketë sharë dhe të ketë fyer ndokënd, ashtu sikundër pretendon administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Tartari, çfarë ndodhi pas ndeshjes?
Pasi përfundoi ndeshja, ne si procedurë, pra asistenti i parë e ka për detyrë të futet në tunel midis dy dhomave të ndeshjes. Në këtë moment, kur unë po prisja që të vinin të gjithë futbollistët brenda, mbrapa derës së xhamit që është te stadiumi, futet Sinan Idrizi duke sharë dhe duke ofenduar dhe Sinani vetë kërcënoi edhe policët që ishin aty, duke u thënë “mos veproni dhe mos bëni asnjë lloj gjëje”.

Në këtë moment, duke parë që isha i hutuar vjen dikush dhe më godet me grusht. Nuk e mora vesh kush ishte. U bë rrëmujë totale dhe unë u nisa për në dhomë, por duke shkuar për aty më goditi sërish dikush tjetër. Një djalë i gjatë me aq sa mbaj mend… Vendosa të kthehem mbrapa, por në atë moment shoh Sinan Idrizin që tenton të më godasë me shkelma. Po më shante mua, presidentin e FSHF-së dhe të gjithë ne që ishim aty. Vetëm policët nuk po i shante. Tentoi më pas të godiste edhe arbitrin kryesor, por nuk ia doli. Ne më pas, me ndihmën e policëve hymë në dhomat e zhveshjes.

Po ju a e ofenduat Idrizin, a shatë njeri aty në stadium?
Jo, fare. Po si mund të shanim ne aty, kur ne po goditeshim nga të gjitha anët.

Sa të qepura keni?
Kam tre të qepura. Por ju lutem, këto detaje mos i publikoni sepse ne jemi familjarë. Nuk është mirë që të alarmohen familjarët dhe të përjetojnë edhe ata stresin tonë.

A keni shkuar ju në polici pas ngjarjes?
Ne kemi qëndruar në dhomë, bëmë kallëzimin në prani të oficerit të policisë gjyqësore. Më mori policia më pas dhe më çoi në spital. Shkuam atje, mora mjekimin e duhur…

Çfarë ndodhi në spital?
Më qepën plagën dhe më bënë dy gjilpëra.

Po më pas?
Më pas u nisa drejt Fierit dhe policia na shoqëroi deri në dalje të Vlorës. Kjo është e gjitha/ Panoramasport

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 07/05/2018 10:22

    Vend gallate ky i yni , FSHF dhunon Presidentet e Klubeve me arbitrim ben dhe aktrim dhe pastaj thote na goditen. Cfare shteti jemi se shume filma jane tu BO me "arbitrim" ose me sakte investimi qe bejne presidentet per Ekipet e tyre keta vijne e ja GRABISIN me nje FISHKELLIME ARBITRI .Kjo eshte grabitje me dhune dhe i thone te grabiturit pse bertet me pak fjale FSHF te rreh dhe s'te len me qajte. SHTET MBRO FUTBOLLIN DHE INVESTIMET NGA KJO BANDE SE DHE UEFA-n E KE KRAH , PAS SKANDALEVE QE PO JA NXJERR VET UEFA FSHFs.

    Përgjigju
  • oboboboboooooooooo: 07/05/2018 10:12

    Haha eshte bere FSHF-ja si LGBT-ja po vetviktimizohen per te fitu pike .

    Përgjigju
  • Labi: 06/05/2018 16:14

    Ore pse hankosh kot se paske dal mir malli ste kan prit m pas n pusmezine q t benin mos t merte doktor n dore e t rrije 6 muaj n spital Ajde prap n vlore e bej si gango e shaj e do e shikosh mir provoje dhe vetem njeher plere dukes

    Përgjigju
    • Qamili i Haxhiut: 06/05/2018 17:54

      Xhuxhët lepuj t’han lesht e bubit! Hahahahahaha!

  • Llaqi: 06/05/2018 12:34

    Vetëm VLONJATËT nuk të bien kot më kot më qafë. Ky ALBITRI i DUKA KRIMIT e paska "mbushur kupën" , dhe duhet ta FALENDEROJË 100 herë SINAN IDRIZIN që paska dalë i gjallë nga Dhomat e Zhveshjes. . . . . Këta pisat e FSHFsë e meritojnë edhe më keq ! Ju Lumtë DORA atyre që e kanë QËLLUAR këtë BASTARD të Fëlliqur që provokon VLONJATËT në SHTËPINË e tyre . FALENDERIME pamasë për VLONJATËT .

    Përgjigju
  • Gjoksgropë: 06/05/2018 12:19

    A do përjashtohen nga sezoni tjetër leprit gjoksgropë ?

    Përgjigju
  • Faik: 06/05/2018 12:19

    Po me LEBËRIT e VLORËS do meresh ti O Derdemën Albitër , që të ka dërguar MAFIA e FSHFsë si KURBAN ! Po pse O i MALLKUAR shkon dhe Shan VLONJATËT tek Shtëpia e tyre ?! Ti paske shpëtuar mirë O DitëZIU ti !!!! RESPEKTE për SINAN IDRIZIN që i ka dhënë MËSIMIN e duhur këtij Palo MASKARAI ARBITËR . ASNJË KeqArdhje për këtë MAFJOZ ARBITËR që pranon të bëhet "Mish për Top" për SUPER MAFJOZIN ARMAND DUKA ! RESPEKTE për SINAN IDRIZIN dhe LEBËRIT e VLORËS HEROIKE .

    Përgjigju
  • Berti: 06/05/2018 11:18

    E more Tartar te genjeu mendja se do shaje vlonjatet ne Vlore dhe do ikje me duar ne xhepa. E provoi Saliu duke cuar 5 mije forca ne '97, veshi me uniforme dhe studnter nga veriu. Edhe ata provokuan si ty. Vlora i rrahu, i zhveshi nga robat e turpit, i veshi dhe i percolli ne shtepi. Nuk te mbron dot Duka ne Vlore o lepurush i shitur. Nuk te mbron dot klani kriminal i Shijakut, ti je nje idiot qe e shfrytezojne per dy leke. U pane dhe kamerat tynelit, ke share o pis dhe ke provokuar. Hajde tani, shko lahu tek gjiri i lalzit se je non grata tani e tutje kendej. Njehere ta falem me kaq.

    Përgjigju
  • o quno: 06/05/2018 11:09

    Nuk te rreh njeri kot po ndo nje shkak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan