Dhuna në Fushë-Krujë ndaj lojtarëve të Skënderbeut, Disiplina dënon me dy ndeshje jashtë fushe Kastriotin

Dhuna në Fushë-Krujë ndaj lojtarëve të Skënderbeut, Disiplina dënon me dy ndeshje jashtë fushe Kastriotin

Incidenti gjatë ndeshjes Kastrioti-Skëndërbeu

Komisioni I Disiplinës në FSHF ka bërë sot publike vendimet për të gjithë shkeljet e konstatuara gjatë fundjavës në kategoritë e futbollit në vend. Bie në sy se Kastrioti është dënuar të luajë 2 ndeshje në fushë asnjanëse dhe 50 mijë lek gjobë për incidentin me lojtarët e Skënderbeut. Këta të fundit pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë nga tifozët para fillimit të ndeshjes.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSH-së:

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
2. KS “Kastrioti”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër KF Skëndërbeu duke mos garantuar sigurine e lojtarëve kundërshtarë si dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 5/2; 64/c; 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Për vlerësimin e kriterit infrastrukturor çështja t’i referohet Komisionit te Liçesimit.
3. Zyrtari i KS “Kastrioti”, Gazment Vogli, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimin në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës.
4. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
5. Zyrtari i KF “Egnatia”, Agron Alia, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. KF “Bylis”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim te Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
7. Lojtari i KF “Burreli” U -17, Samuel Kola, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Zyrtari i KF “Brians” U-17, Kreshnik Ivanaj për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkëndija DR” U-19, Etnik Kameri, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Kukësi” U-17, Ervis Patarria, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 06/02/2019 10:41

    Kush është akoma në gjendje të egër primitive te debohet nga kampionati. Nuk mundet çdo jave të kemi të tilla shfaqje. Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki