Dhuna në Kuvend, mungon gjyqtari
Zeneli, seanca shtyhet për 17 Prill

TIRANE - Shtyhet për më 17 Prill seanca e radhës gjyqësore në lidhje me dhunën në Kuvend ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri. Shkak për këtë vendim është bërë mungesa e anëtarit të trupës gjyqësore Artan Zeneli.

Në seancën e sotme, prezent ishin deputetët e mazhorancës Pjerin Ndreu dhe Arbend Ndoka të vënë nën akuzë për dhunë si dhe kolegu i tyre demokrat Strazimiri. Por nga ana e saj, trupi gjykues vendosi që të shtyjë për më 17 prill seancën e radhës, për shkak të mungesës së Artan Zenelit. 

Dy deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri. Hetimi ndaj tyre nisi pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti në ambientet e korridorit të parlamenti, ndërsa në sallë zhvillohej seanca plenare. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding

10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding