Dhuna në Kuvend, Rama: Bushati u ndëshkua, opozita krenare për shëmtitë e saj

Dhuna në Kuvend, Rama: Bushati u ndëshkua, opozita krenare për shëmtitë e saj

Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të ndëshkuar me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pas dhunës në seancën e sotme plenare. Rama përmes një statusi në Facebook shprehet se Bushati u ndëshkua për veprimin që bëri, ndërsa opozita jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë, por është krenare për shëmtitë e saj.

Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj nje agresioni të shëmtuar dhe gaboi!Kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua. Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!

Edi Rama

Seanca e sotme në Kuvend u përfshi nga tensionet dhe dhuna, pasi deputetët e opozitës hodhën letra, ujë, vezë, miell dhe sende të tjera të forta në drejtim të kryeministrit dhe ministrave, ndërsa Bushati reagoi duke hedhur ujë. Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Bushatit dhe 6 deputetëve të opozitës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë