Kaos dhe dhunë për dy orë me radhë në Kuvendin e Shqipërisë, ku nga deputetët e opozitës u hodhën qese me miell, vezë e sende të forta drejt kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçit dhe ministrave të kabinetit. Deputetët e PD dhe LSI bllokuan për rreth dy orë foltoren e Kuvendit pas fjalimit të Lulzim Bashës, për të pezulluar punimet e seancës, deri në përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fyerje ndaj shqiptarëve gjatë seancës së para dy jave.
Basha foli për protestën në Kukës, arrestimin e 11 kuksianëve për aktet në "Rrugën e Kombit" si dhe për fyerjet e Ramës.
"Ky parlament nuk do të vazhdojë asnjë sekond pa e nxjerrë nga salla kryeministrin Rama. Ndale seancën menjëherë. Përjashtoje! Nuk ka për të pasur procedim normal pa larguar njeriun që ka ofenduar të gjithë shqiptarët. Arrestimi i 11 kuksianëve është turp, mos i harroni ata. Indiferenca, heshtja, frika hezitimi ynë janë fuqia e plaçkitësve si Edi Rama.
Lulzim Basha, kryetar i PD
Ora 11:30 Kuvendi votohen pr/ligjet mes kaosit
Edhe pse opozita bllokoi për rreth një orë e 30 minuta foltoren e Kuvendit, seanca vijoi pavarësisht tensioneve. Deputetët e PD dhe LSI refuzuan të marrin fjalën për rendin e ditës, çka bëri që Ruçi t’u japë fjalën vetëm deputetëve të maxhorancës. Shumica votoi vetëm me votat e saj projektligjet e parashikuara në rendin e ditës. Kuvendi votoi pr/rezolutën për KQZ, marrëveshjen me Kosovën për pensionet, të cilat u miratuan me 74 vota pro.
Ora 11:20 Deputetët e opozitës hedhin sende të forta në drejtim të Ramës
Pas qeseve me miell, deputetët e PD dhe LSI kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë. Ata hodhën shishe me ujë, stiolapsa dhe topa letre. Ruçi ndërpret sërish seancën.
“Ervin Salianji për përdorimin e mjeteve të palejueshme ndaj drejtuesit të seancës përjashtohet nga seanca Parlamentare. Ervin Salianji dhe Flamur Noka lironi sallën. Shërbimet e Kuvendit t’u komunikojnë deputetëve daljen e tyre nga salla. Ndërpritet seanca”, tha Ruçi.
Ora 11:10 Ruçi përjashton Flamur Nokën
Flamur Noka përjashtohet nga seanca me vendim të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, pasi hodhi miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama. "Liro Sallën, shërbimet e kuvendit ta nxjerrin jashtë z.Noka", u shpreh Ruçi i cili ndërpreu për të tretën herë seancë derisa Flamur Noka të linte ulëset nga punonjësit e Gardës.
Ora 11:05 Noka dhe Balliu i hedhin miell Ramës
Vijonë tensionet në Kuvend. Teksa mbanin të rrethuar foltoren e Kuvendit, deputetët e PD, Flamur Noka dhe Klevis Balliu i hedhin qese me miell Edi Ramës. Pas këtij momenti, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndërpret seancën për herë të dytë.
Opozita me pankarta në duar
Pas një mbledhjeje të shkurtër të Bashës me grupin parlamentar të PD, opozita ka shkuar në Parlament me pankarta në duar, ku shkruhet: 'Liro kuksianët', 'Arresto kriminelët'.
(Deputetët me pankarta në Kuvend)
Një ditë më parë, Lulzim Basha mblodhi grupi parlamentar të PD, ku njoftoi se demokratët do të jenë në Kuvend, por seanca nuk do të jetë normale, duke nënkuptuar me këtë një seancë të trazuar dhe me përplasje.
Kohët e fundit, politika është përfshirë në debate të ashpra, shoqëruar dhe me protesta nga opozita, për shkak të taksës në Rrugën e Kombit dhe vendosjen e TVSH te biznesi i vogël. Këto dy tema të nxehta pritet të bëhen dhe sot temë debatesh në sallën e Kuvendit, ku demokratët kanë paralajmëruar se nuk do ta lënë kryeministrin Rama të flasë, duke kërkuar largimin e tij.
Ora 10:00 Seanca ka nisur me raportin vjetor të KQZ, që po prezantohet nga kreu i KQZ, Klement Zguri. Zguri i ka bërë thirrje Parlamentit të themelojë epokën e administrimit të zgjedhjeve. Nga foltorja e Kuvendit, Zguri deklaroi se ka ardhur koha për një reformë themelore në procesin e zgjedhjeve.
“Ekzistenca e zgjedhëse të dyshuar si të dubluar. Ekzistenca e zgjedhësve pa kontest banimi, që kanë emigruar, mospërfshirja në votim e të dënuarve. Shqetësimet që vijnë nga eksperienca e 2017 të na ndihmojnë për në vazhdim. Kuvendi të na ndriçojë rrugën me rezolutën që do të miratojë. Jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë teknike. Propozimi i komisionerëve nga partitë politike, ndërrimi i tyre para apo gjatë procesit të numërimit ka ndikuar direkt në procesin e administrimit. Askush nuk duhet të nda pengojë të bëjmë një administratë të aftë. Administrimit i zgjedhjeve kërkon një reformë të tërë, i takon këtij Parlamenti të themelojë epokën e administrimit”
Klement Zguri, kryetar i KQZ
Një seancë e tensionuar dhe kaotike është zhvilluar sot për dy orë në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.
Deputetët gjuajtën me miell e shishe uji ndaj Ramës, ndërsa një tjetër video e re është publikuar nga seanca e tensionuar. Në video duket deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila niset që nga salla e Kuvendit dhe i afrohet Ramës, duke e gjuajtur me shishen e ujit që mbante në dorë.
Kujtojmë se në seancën e fundit të vitit 2017, kur do të zgjidhej kryeprokurorja Arta Marku, u zhvillua një seancë e tillë e tensionuar, ku ajo që bëri më shumë bujë ishte gjesti i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila hoqi çizmen në Kuvend dhe tentoi të godasë Ramën.
Një gjest i tillë sot është ndjekur nga deputetja Mehmetaj, e cila ka përdorur shishen e ujit, duke i hedhur kryeministrit ujë.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati nuk është sjellë aspak në mënyrë diplomatike dhe qytetare, kur ka reaguar ndaj goditjeve me sende të opozitës në Kuvend.
Ndryshe nga ministrat e tjerë dhe kryeministri Rama, Bushati ka qenë i vetmi ministër që ka marrë shishen e ujit duke ua hedhur në fytyrë deputetëve të opozitës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, i cili duket qartë që e ka penguar atë dhe i ka tërhequr vëmendjen për reagimin aspak etik dhe jo në unison me qëndrimin e kabinetit ndaj provokimeve, edhe me sende të forta, të opozitës gjatë ditës së sotme të seancës plenare.
Situata e tensionuar e krijuar sot në Kuvend nga opozita është komentuar nga deputetët socialistë jashtë dyerve të Kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se pavarësisht rrëmujës, Kuvendi miratoi sot disa marrëveshje shumë të rëndësishme, siç ishte ajo me Kosovën për pensionet, apo marrëveshja me Italinë dhe BE.
Sipas tij, më 17 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, edhe pse sipas tij, opozita tenton të bllokojë një proces të tillë, pasi ka frikë nga Reforma në Drejtësi.
"Sot është seanca e fundit para se më 17 Shqipëria të marrë rekomandimin e KE për hapjen e negociatave. Ky do jetë një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Procesi i Vettingut dhe Reforma në Drejtësi po ecin përpara. Dhuna sot në Parlament është shprehja e solidaritetit e politikanëve të korruptuar me gjyqtarët të korruptuar. Sot miratuam marrëveshje shumë të rëndësishme me Kosovën për pensionet. Është e turpshme që PD e LSI nuk votuan një marrëveshje kaq të rëndësishme. Kishim dhe marrëveshje shumë të rëndësishme me Italinë dhe BE. Kuvendi sot me gjithë pamjet e turpshme të servirura me buton nga koordinatori i dhunës, Berisha, që urdhëroi Monikën e Lulin të bënin dhunën e radhës, dhe sigurisht Monika vajzat e veta dhe Luli djemtë e tij, bënë punën e tyre. Ne jemi shumë të vendosur të vijojmë përpara. Jemi të bindur që të martën edhe pas pamjeve të sotme, ne do kemi lajm të mirë. Vajza dhe gra në Kuvend bënë akte të turpshme"
Taulant Balla
"Një grusht deputetësh, gra e burra, të frikësuar, të mbledhur rreth foltores së Kuvendit si në një mejhane për t’i ngulur thikën pas shpine Shqipërisë në moment vendimtar. Dua të theksoj turpin dhe neverinë që kemi ndjerë si gra të ulura aty për gjuhën jashtëzakonisht të turpshme dhe aktet edhe më të rënda të kryera nga disa vajza e gra të keqpërdorura nga PD e LSI. Vajzat e gratë janë si ligjvënëse dhe jo për t’u keqpërdorur nga dy kryetar partisë që kanë probleme me drejtësinë. Qytetarët ta peshojnë situatën"
Elisa Spiropali, deputete e PS
Pas dy ore tensioni dhe kaosi nga opozita, Kuvendi ka mbyllur punimet me votimin e projektligjeve vetëm me votat e PS.
PD dhe LSI mbajtën të bllokuar gjatë gjithë kohës foltoren, por kjo nuk e pengoi Kuvendin të votonte projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.
Deputetët e PD dhe LSI refuzuan të marrin fjalën për rendin e ditës, çka bëri që Ruçi t’u japë fjalën vetëm deputetëve të maxhorancës. Kuvendi votoi pr/rezolutën për KQZ, marrëveshjen me Kosovën për pensionet si dhe raportin e veprimtarisë së ERRU, të cilat u miratuan me 74 vota pro.
Deklarata të forta kanë ardhur edhe jashtë dyerve të Kuvendit nga deputetët e djathtë. Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, pas gjuhës fyese të përdorur ndaj qytetarëve.
Berisha deklaroi se sot opozita e nxori Ramën nga dera e pasme e Kuvendit, duke i dhënë sipas tij, atë që meritonte.
"Kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që bëjnë revoltë. Në emër të tyre, deputetë të opozitës sot nxorën Ramën nga Parlamenti nga dera e pasme, kuksianë, dibranë dhe të gjithë veriorët e dinë ç’do të thotë të largohesh nga dera e pasme apo nga dera e nevojtores. Pra, shkoi aty ku e meriton"
Sali Berisha
" Të largohet ai njeri që nuk do t’ia dijë për fëmijën e vet. Fusin në burg shqiptarët për një çati që ju shembet dhe nuk fusin kriminelët. Ka futur në burg kuksianet, për atë që ai kërkoi falje. Kjo është teatri i radhës, shëmtira e Ruçit dhe Ramës. Njeri që ka probleme mendore"
Monika Kryemadhi
Përtej tensioneve, nuk kanë munguar dhe batutat në seancën e sotme plenare, e cila ka nisur me përplasje, pasi opozita ka bllokuar foltoren, duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.
Gramoz Ruçi i ka dhënë fjalën deputetit socialist, Erjon Braçe, nga vendi, ndërsa ky i fundit ka filluar të akuzojë kryedemokratin Lulzim Basha. Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka ndërhyrë, duke i kërkuar Braçes të ngrihet në këmbë, pasi nuk e sheh. Kjo ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve në sallë.
Noka-Braçes: Çohu në këmbë, s’e nuk të shohë
"Liro Kuksianët!", "Arresto kriminelet!". Këto janë pankartat që mbajnë në duar deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit. Kryetari i PD-se Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të mos i harrojnë kuksianët e arrestuar.
"Sot është dita e 13-të ku 11 kuksianët mbahen në burg. Ky kryeministër i cili vrasësit dhe përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë i do në pranga kusianët e varfër", tha Basha, i cili kërkoi lirimin e 11 protestuesve ndaj të cilëve është dhënë nga Gjykata e Tiranës masa e arrestit me burg.
Berishovic o k@r i fishkur Serbie.. me dy koqet e fishkura ne krah, Noke Pyllin ardhur nga galaktika e derrave dhe Xhemal Xhejms Skrapin ardhur nga kazani i katundareve te dibres. Tre bajga, por ti je absolutisht kryebajga, haleja e dale nga nje bushter mali qe shkaterroi nje vend te tere.
Përgjigjute lajthitur per pushtet dhe frike nga ndershkueshmeria e ligjit, tjeter shpjegim nuk ka jepuni vota qe te mbushin xhepat dhe shperblimi i tyre eshte te protestojme shkaterrojme cdo gje qe behet nga mazhoranca per shqiptaret.
PërgjigjuI leshoi krimineli berisha zagaret Nga ku i mban Ne sulm kundra qeveris se popullit vetem e vetem per shpetuar sadopak nga ndeshkimi i liigjit Kur shikon ne foltore te zen syu vetem kriminele duke fillu nga shal gjituri lulzim pordha e deri ke shtriga monike
PërgjigjuVellezer e motra te Shqiperise opozita jone I ka hypur GOMARIT MBRAPSH megjithse kane makina moderne akoma ata jetojne ne kohen e gomarit Me skena te tilla ne kuvend qe nuk mund ti shohesh ne ndonje vend tjeter e pamje prej psikopatesh jane te etur vetem per dhune duke u mbajtur mbas ndonje gjeje si I mbyturi pas fijes se kashtes Kujt I sherben gjithe kjo xhallamahi???? popullit jooooo se boll na kane pare syte , me vend qe te gjejne gjuhen e perbashket per te miren e vendit duan pushtet ne tavoline e vazhdojne ta na mbajne peng per interesa te tyre Keto sjellje rrugacesh nuk I bejne se na duan ne se po te na donin kaq shume le te hiqnin dore nga ato qe na kane vjedhur e te jetojne si ne Ky eshte problemi se per para te cajne per sysh gjoja ne emer te popollit O te pangopur me pushtet paraqitni ne popull ide e alternativa me te mira se Rama qe populli t ju votoje ,me dhune keni per te mbetur prapa deres Turpi Ju mbulofte J
PërgjigjuKjo opozite nuk ka ide, nuk ka shprese dhe ka humbur torruan. Keta sikur do bllokonin Kryeministrin qe te hynte ne zyre, ne parlament dhe do benin mosbindje civile! Perfunduan ne sjellje rrugacesh. Kush ishte mesazhi politike me gjera te tilla si Rama > Dick, Populli>Big? A nuk mendojne keta idiote perpara se te veprojne? A fituan pike me gjithe keto budallalleqe? Kur shikon vajza dhe djem te rinj me keto tabela ne duar thua sa poshte kane rene. Keta jane ne gare se kush bene me shume idiotesira
PërgjigjuBerisha strateg arsye e thjesht duke ditur qe Rames per LEK i erren syte , futi ne loje Cet Kastratin per rrugen e Kombit dhe Kontabilistin e tij qe mbulon Hotel Piaza per TVSHn dhe Rama kishte degjuar per detin qe u be kos dhe morri lugen me vete vazhdimin shikojeni vet.....
PërgjigjuO Pede-ista.Sa paguajne Ruset?Avkeni nai rrogë te mirë per te punuar kunder Shqipërisë Vdekshi te gjith keq
Përgjigjucfare halabakesh e kane kapur kuvendin ..per Noken & Co them, kuptohet
PërgjigjuL'partie socialist c'est la mafia du albanie. le droits de l' homme violée en albanie. Ruçi rama balla en prisons.
PërgjigjuO juristi bruxelit.Po se skemi sy te shofim mula e kulica .erdhe ti nga belgjika te na tregosh kush esh mafja ne shqiperi
hahahaha o cu kenaqem
Përgjigjupo e ndjejn gjall burgun qelbesirat dhe gjasme ju vjen keq per kuksianet duan ta diegin shqiperin per te shpetuar lekuren e tyre U Q...A ROPT
Përgjigjupo keta qelbesira po frymzohen nga vetvendosja-serbija-rusija...populli duhet te ket kujdes nga keta qelbesira...po keta depotet te pd e lsi...nuk jan ma te mir se te ps..ni mut jan...
PërgjigjuOre edvin vertet taksat jan ngrit po shteti me taksa mbahet. po per kta legenat nuk ke aq fuqi sa ti rjepesh te gjalle dhe tu marresh ca kan e ca skane,dhe me leket e gjith ketyre plerave qe kakarisin nderto shkolla e spitale. kto per mendimin tim dun tju q... nenen te gjitheve
PërgjigjuKeshtu ndodh kur deputetet jane me liste dhe nuk zgjidhen direkt nga populli
PërgjigjuKjo eshte opozita e kriminelve te vertet. Kjo eshte PD antishqiptare. Populli duhet ta shtyp kete opozit kriminale.destruktive.opozita mae zymet qe mundet te kete Europa.
Përgjigjuneveri neverei neverei parat tona smundje o zot maskarenje !
Përgjigjuka ardhur koha te bejm ca brti ertogan ne turqi ti arrestohme gjith opoziten. PD LSI jane njesoj kriminela edhe spiuna.... per ndryshe skemi gje perpara
PërgjigjuDhe mos duash ta besosh, ja ku eshte perballe dora dhe mendja e Rusise ne destabilizimin politik te vendit, tek nje spurdhjak 70 kile dhe tek nje lope e korruptuar me çizme. Turpi i historise qofte me ju njerez pa atdhe.
Përgjigju