Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit është treguar i ashper me dy skuadrat e superiores, Tiranën dhe Vllazninë, tifozët e të cilave u përleshën në “Loro Boriçi”. Komisioni vendosi që klubi i Tiranës të luajë 15 ndeshje pa tifozë, ndërsa për Vllazninë 10 ndeshje pa tifozë.
Komisioni vendosi një gjobë prej 10 milion lekë për klubin e Vllaznisë dhe 5 milion për Tiranës. Gjithashtu grupimi i tifozave “Tirana Fanatiks” dënohet, për sjellje të dhunshme të përsëritura, me mospjesmarje në të gjitha aktivitetet futbollistike për sezonin 2014-2015.
Dy ditë më parë tifozëritë e të dyja skuadrave kanë qëlluar njëra-tjetrën me sende të forta, ndërkohë që gurëve nuk i ka shpëtuar as presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili është gjakosur në kokë. Lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar 12 persona dhe 41 të tjerë po ndiqen të lirë.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO
"masakron" Tiranën e Vllazninë">